Zbulohet një tjetër prokurore milionere
Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Miranda Bushi që në vitin 2008, drejtoi kabinetin e Prokurores se Përgjithshme, të asaj kohe, Ina Rama, bën pjesë në listën e milionerëve.
Sot, Miranda Bushi, e cila është prokurore në shkallën e parë të Prokurorisë së Tiranës, ia faturon pasurinë emigracionit nga vitet 1997, 1998 dhe deri në vitin 2004.
Të ardhurat ndër vite i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit si pedagog, por nga një biznes që deklarohet nga bashkëshorti si pronë e tij.
Llogaritë e prokurores janë të “çmendura”, por ne si media kemi për detyrë ti pasqyrojmë pasi sa i përket hetimit janë organet si ILDKPKI apo edhe Vettingu që do t’i filtrojnë në mënyrë të detajuar.
Si patundshmëri ajo deklaron në vitin 2008 një apartament banimi me sipërfaqe 118 m2, të pahipotekuar dhe të regjistruar në emër të bashkëshortit me vlerë 62 540 euro. Për blerjen e këtij apartamenti në Tiranë, prokurorja deklaron se ka marrë kredi në shumën 16 000 euro me afat 10 vite, me këst mujor 200 euro në muaj.
Gjithashtu ajo deklaron një lokal tregtie me sipërfaqe ndërtimi 390 m2 dhe me sip totale 1214 m2, në emër të bashkëshortit, blerë nga asetet e firmës piramidë Vefa në vitin 2001 me vlerë 7 500 000 lekë.
Kjo pronë deklarohet se i është lënë vëllait të prokurores, i cili e ka vënë në emër të tij dhe së motrës ijep 1 200 000 lekë në vit. Në fakt, sipas asaj që prokurorja ka deklaruar këtë shumë e kanë marrë deri në vitin 2012, më pas nuk jepet asnjë sqarim se çfarë ka ndodhur më këtë pronë.
Në vitin 2008, bashkëshorti i saj ka blerë, automjetin tip Golf 4, në me vlerë 8 000 euro dhe se për të mobiluar shtëpinë ka shpenzuar 30 000 euro.
Një vit më pas, prokurorja ka blerë edhe një apartament banimi në Vlorë, me sip 68 m2, me vlerë 35 000 euro. Shpezimet miliona lekë vijojnë më tej me shkollimin e vajzës dhe më vonë të djalit në Angli.
Në vitin 2016, bashkëshorti i prokurores sërish ka blerë një automjet, Audi Q3, vlerë 38 300 euro. Paguar 23 677 euro. Në deklaratë thuhet se është blerë me të ardhurat e kursyera ndër vite dhe me paratë që ka dërguar vajza nga Londra.