Politika e privatësisë

HYRJE

“Posta Juaj” operon faqet e internetit www.postajuaj.com, www.postajuaj.al. Do të referohet si “Faqe Interneti” në këtë Politikë Të Privatësisë.

Kjo faqe e Politikës së Privatësisë është krijuar sipas standardeve më të mira dhe ka për qëllim që të bëjë të njohur faktin se “Posta Juaj” nuk mbledh dhe nuk përdor asnjë informacionin personal.

Ne mund ta ndryshojmë Politikën e Privatësisee në çdo kohe. Ju duhet ta rishikoni atë periodikisht, në mënyrë që të jeni të rifreskuar me çdo ndryshim.

RRESPEKTIMI I TE DHENAVE PERSONALE

Ne e dimë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale. Në kuptimin e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, ne nuk mbledhim apo zotërojmë asnjë të dhënë personale apo informacion tjetër përmes të cilit personi mund të bëhet i identifikueshëm.

TE DHENAT QE KEMI

“Posta Juaj” ka vetëm një listë me adresa email. Ne nuk zotërojmë asnjë të dhënë tjetër (aq më tepër të dhëna sensitive) përmes të cilave mund të bëhet i mundshëm identifikimi i personit të cilit i përket adresa email.

Ne nuk kërkojmë që përdoruesit e kësaj faqeje interneti të vendosin/japin të dhënat e tyre personale. Madje për këtë qëllim kemi hequr nga formulari i kontaktimit fushen “Emri juaj”, ndonëse ajo është një praktikë e pranuar gjerësisht.

SI I KEMI SIGURUAR ADRESAT EMAIL

“Posta Juaj”, adresat email i ka siguruar përmes gjenerimit automatik (dictionary-generated). Kështu që, nuk egziston asnjë mundësi që përmes tyre të bëhet i mundshëm identifikimi i personit përkatës.

SI I PERDORIM  ADRESAT EMAIL

Ne i përdorim adresat email për të informuar rreth ofertave, promovimeve, mallrave ose shërbimeve, të cilat ne besojmë se mund të jenë me interes për marrësin.

BERJA PUBLIKE E ADRESAVE EMAIL

Ne nuk i bëjmë publike adresat email dhe as i ndajmë/shkëmbejmë ato me palë të tjera.

PALET E TRETA

Nëse përmes Faqes tonë të Internetit apo emaileve të shpërndara prej nesh do të zhvendoseni në një link të jashtëm e që i përket ndonjë subjekti tjetër, do t’ju duhet të kontrolloni politikat e tyre të privatësisë. Ne nuk jemi përgjegjës për mënyrën se si ato organizata i mbledhin, përdorin, zbulojnë ose menaxhojnë të dhënat.

RUAJTJA E ADRESAVE EMAIL JASHTE SHQIPERISE

Adresat e emailit mund të mbahen në serverat e vendosur në Shqipëri, Hollandë ose ndonjë vend tjetër i BE.

SIGURIA

Ne përpiqemi të garantojmë sigurinë, integritetin dhe privatësinë e listës me adresa email që kemi. Ne kemi krijuar masa mbrojtëse dhe përdorim masa të arsyeshme të sigurisë për t’i mbrojtur adresat email nga aksesi, modifikimi dhe zbulimi i paautorizuar.

KORRIGJIMI DHE DHE AKSESI

Ne do të përpiqemi të ndërmarrim të gjithë hapat e arsyeshëm për të mbajtur të saktë dhe të përditësuar listën e adresave email që kemi. Nëse, në çdo kohë, ju konstatoni se adresa juaj email është në listën tonë të shpërndarjes dhe dëshironi që adresa juaj email të mos jetë më në listën tonë të shpërndarjes, ju mund ta bëni këtë fare thjesht përmes linkut të ç’regjistrimit që ne vendosim në çdo email që shpërndajmë.

Ju gjithashtu mund të kërkoni informacion nëse ne kemi apo jo ndonjë të dhënë personale në lidhje me ju. Për ta kërkuar këtë, ju lutemi na kontaktoni.

ZGJIDHJA E ANKESAVE

“Posta Juaj” është e përkushtuar që t’u sigurojë përdoruesve të saj një sistem të drejtë dhe të përgjegjshëm për trajtimin e ankesave.

Nëse në çdo kohë keni ndonjë shqetësim, ankesë ose pyetje në lidhje me privatësinë tuaj ose funksionimin e “Posta Juaj”, ju lutemi kontaktoni në mënyrë që të zgjidhim shqetësimet tuaja.

Për më shumë informacion rreth çështjeve të dhënave personale në Shqipëri dhe për mbrojtjen e privatësisë suaj, vizitoni faqen e internetit të “Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhenave personale” (http://www.idp.al/)

COOKIES DHE WEB BEACONS

Kjo faqe web përdor cookies, por nuk përdor web beacons. Nëse nuk dëshironi informacion të mbledhur nëpërmjet përdorimit të cookies, ju mund t’i ç’aktivizoni ato nga browseri juaj.

REGJISTRIMI I THIRRJEVE TELEFONIKE

Duke telefonuar për arsye pune në numrin e telefonit të publikuar në këtë website, biseda telefonike mund të regjistrohet. Regjistrimi i bisedës ka për qëllim kryesor që të na ndihmojë në konkretizimin e porosisë. Gjithashtu ai mund të na shërbejë për dokumentimin e afateve dhe termave të tjera të marrëveshjes. Qëllim tjetër është dokumentimi i ankesave në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit.

Afati i ruajtjes së regjistrimeve telefonike është 2 muaj. Në rast se çështja objekt i bisedës telefonike nuk ështe përfunduar ende edhe pas kalimit të afatit 2 mujor, biseda e regjistruar ruhet deri në zgjidhjen e çështjes.

Bisedat telefonike ruhen të koduara (encrypted).

Ndryshuar për herë të fundit: 15 Maj 2018