Pyetje/Përgjigje2023-01-15T15:32:11+01:00
Çfarë janë “Modelet elastike”?2014-07-15T22:45:13+02:00

Modelet elastike janë ato newsletter-a që shfaqen në mënyrë profesionale në Smartphone.
Për të realizuar këto modele nevojiten njohuri të avancuara profesionale, gjë që nuk na mungon.

Jam klient i ri. Si të bindem për ju?2014-07-15T22:19:29+02:00

Për këtë qëllim shfletoni më shumë këtë website dhe na krahasoni me të tjerët.

Më tej na kontaktoni përmes telefonit ose email-it. Ne mund t’ju ofrojmë një shpërndarje të pjesshme me një çmim të pjesshëm.

Pse keni zgjedhur paketë me 100 mijë adresa?2014-07-15T22:15:23+02:00

Ne disponojmë më shumë se 350 mijë adresa efektive shqiptare. Paketa e ofruar është 100 mijë. Në fakt, brenda kësaj pakete ne shpërndajmë në gati 120 mijë adresa dhe çdo gjë mbi 100 mijë, e keni dhuratë.

Zgjedhja e paketës tonë me 100 mijë adresa lidhet me faktin se ato janë adresat më reaktive, d.m.th, më të dobishmet për ju. Kjo siguron një kosto/efektivitet të kënaqshëm për të dyja palët.

A mund ta segmentoni listën?2014-07-15T22:08:26+02:00

Ne disponojmë shumë informacione për listën e adresave tona dhe mund ta sekmentojmë në disa nivele. Por shpërndarjen në listë të segmentuar nuk e ofrojmë për publikun. Kjo ndodh për shkak se operacionet parapërgatitore përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kostos. Ne kemi ofruar një paketë dhe çmim me kosto/efektivitet të kënaqshëm për ju dhe veten.

Ku do të mbërrijnë përgjigjet?2019-01-10T20:25:02+01:00

Ne përdorim si adresë email dërguese adresën email që do të caktoni ju. Kështu që çdo përgjigje nga klientët potencialë do të mbërrijë ekskluzivisht dhe pa ndërmjetësim tek adresa juaj email.

Paralelisht me këto do ju mbërrijnë edhe disa dhjetëra email-e “Auto-reply” ose “Falilure Delivery”. Na vjen keq, ky është një proces që nuk varet nga ne. Për të siguruar transparencën e plotë ne kemi vendosur që të mos kemi asnjë kontroll mbi këtë proces.

Nuk kam asgjë gati. A e përgatisni ju?2014-07-15T21:48:56+02:00

Sigurisht që “Po”. Këtë e ofrojmë falas!
Në këtë rast ju duhet të na furnizoni në mënyrë minimale me tekstin dhe fotot që dëshironi të përfshihen në newsletter.

Si të bindem që ju e keni kryer punën?2019-01-10T20:28:13+01:00

Barra e provës është e jona. Ne ju japim akses online në Panelin e Kontrollit për të monitoruar vetë gjithçka. Ju do të shikoni vetë të gjitha detajet, në të njejtën mashë që i shikojmë edhe ne.

Veç kësaj ju do ta ndjeni edhe nga burime të tërthorta siç janë komunikimet në email-in tuaj, shtimi i fluksit të telefonatave, informacione nga miqtë, etj.

Ju nuk do të paguani për aq kohë sa nuk jeni bindur që ne e kemi kryer pjesën tonë mirë dhe saktë.

Për sa kohë mund të realizohet një fushatë?2014-07-15T21:39:34+02:00

Ne kemi kapacitete teknike që të shpërndajmë disa fushata në paralel dhe 2 milion email-e në orë.
Në rast se komunikimi i ndërsjellët midis palëve për proceset parapërgatitore do të jetë i shpejtë, çdo gjë mund të përfundojë brenda ditës.

Në rast se klienti e sjell newsletter-in të gatshëm, ne e përfundojmë gjithçka brenda 60 minutash.

 

Cilat janë etapat e procesit?2014-07-15T21:33:04+02:00

Ka disa etapa, por këto nuk rëndojnë mbi ju.

Mbasi marrim porosinë, ne përgatisim modelin e newsletter-it dhe jua dërgojmë për miratim. Me të marrë miratimin tuaj ne fillojmë shpërndarjen. Pas përfundimit të shpërndarjes ne ju dërgojmë raportet përkatëse të cilat provojnë përfundimin e punës, por kanë edhe detaje të tjera.

Më tej, është radha juaj që të kryeni pagesën.

Si të veproj për të porositur tek ju?2019-01-10T20:29:01+01:00

Fillimisht binduni se ne jemi më të mirët. Për këtë qëllim shfletoni më shumë këtë website dhe na krahasoni me të tjerët.
Më tej na kontaktoni përmes telefonit ose email-it. Ne do ju përgjigjemi shpejt dhe do ju shpjegojmë se gjithçka kryhet mjaft lehtë.

A ofroni çmime favorizuese?2019-01-10T20:30:03+01:00

Sigurisht që ofrojmë. Kjo ndodh në rastet kur klienti ka një denduri të caktuar porosish.
Na kontaktoni dhe do jemi të lumtur që t’ju njohim me detajet.

Çfarë nënkupton prapa-pagimi?2014-07-15T21:14:50+02:00

Për klientët që janë rezidentë në Tiranë ne ofrojmë mundësinë e prapa-pagimit. Kjo nënkupton që klienti do të paguajë mbasi ne ta kemi përfunduar mirë dhe saktë punën tonë dhe t’ja kemi ekspozuar këtë klientit në mënyrë bindëse.
Na vjen keq që për klientët jashtë Tirane nuk mund ta ofrojmë këtë mundësi.

A kam probleme me ligjin?2014-07-11T22:26:44+02:00

Email Marketingu është një metodë e ligjshme reklamimi. Sidoqoftë, ka disa rregulla (në botë) që përcaktojnë se si duhet të mbërrijë email-i tek përdoruesi.

Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj të tillë. Pavarësisht kësaj, ne zbatojmë ato rregulla që veprojnë në SHBA (CAN SPAM Act) dhe që i bëjnë emailet e shpërndara prej nesh të ligjshme jo vetëm në Shqipëri (ku mungon ligji specifik), por edhe në shkallë globale.

Pra, ju nuk do keni asnjë problem me ligjin.

Në çfarë formati i shpërndani emailet?2013-07-15T22:34:37+02:00

Emailet e shpërndara prej nesh janë në formatin HTML. Thënë ndryshe, ato përmbajnë Tekst, Foto, Linke. Veçmas ose njëherazi.

Në Inbox apo në Junk/Spam folder?2013-07-15T22:21:44+02:00

Mbërritja në Inbox varet nga reputacioni i dërguesit dhe kompozimi i newsletter-it. Mbërritja 100% në Inbox është një mit, lutemi mos e besoni.
Ne garantojmë mbërritjen në Inbox në masën 80%.

Si është përbërja e adresave?2012-11-27T14:44:54+01:00

Nuk ka rëndësi madhësia e listës por cilësia e saj. Ne kemi gjetur një raport të shkëlqyer ndërmjet numrit të adresave në përdorim, kostos së shërbimit dhe rikthimit të investimit.

Ne kujdesemi që lista e adresave email jo vetëm që të jetë e pastër dhe reaktive, por ajo të jetë e fokusuar në Shqipëri.

Databaza në përdorim përmban një listë me 100 mijë adresa email-i përdoruesish shqiptar. Ato janë adresa biznesesh, institucionesh apo adresa personale. Ne bëjmë kujdes që lista të pastrohet automatikisht nga adresat që bëhen të pavlefshme apo nga ata që kërkojnë të çregjistrohen.

Në lidhje me përbërjen e listave ne kemi kemi kryer studimet përkatëse, rezultatet e të cilave në mënyrë grafike janë të paraqitura më poshtë:






A mund të përdor adresat e mia?2012-11-27T14:44:31+01:00

Ne ju rekomandojmë që shpërndarja të kryhet në listën tonë, e cila është mjaft profesionale. Pavarësisht kësaj, newsletter-i mund të shpërndahet edhe në një listë me adresa që ju dispononi. Shpërndarja në adresat tuaja është një rast përjashtimor që mund të kryhet vetëm pas bindjes tonë për vlefshmërinë e adresave tuaja.

A mund ta çrregjistroj adresën time nga lista juaj?2012-11-27T14:44:05+01:00

Sigurisht që mund ta bëni. Çdo email i shpërndarë prej nesh përmban në fund te tij një link çrregjistrimi. Lutemi klikoni mbi të dhe ju do të jeni të çrregjistruar automatikisht.

Unë jam çrregjistruar njëherë. Pse marr përsëri email-e prej jush?2019-01-10T20:31:26+01:00

Ju kërkojmë ndjesë për këtë rast. Shkaku është se herë pas here ne përdorim edhe lista të ofruara nga vetë klientët tanë në të cilat ndodhet edhe adresa juaj. Duke qenë kështu, adresa juaj konsiderohet prej sistemit si një adresë e re e që i përket një liste tjetër. Edhe në këtë rast ju mund të çregjistroheni përmes linkut të çrregjistrimit.

Për të shmangur që kjo gjë të përsëritet në të ardhmen, lutemi na shkruani një email dhe ne do ta zgjidhim në një mënyrë tjetër dhe përfundimtare.

Cilat metoda pagese pranoni?2019-01-10T20:42:39+01:00

Ne pranojë pagesa me lekë në dorë, përmes bankës ose me çek.
Numrin e llogarisë tonë bankare dhe emrin e bankë mund ta gjeni tek Kontakte.

A lëshoni faturë tatimore?2019-01-10T23:58:45+01:00

Për shërbimin e ofruar ne lëshojmë “Faturë e Thjeshtë Tatimore” (Mod. 4), pa TVSH.
Numrin tonë të NIPT-it mund ta gjeni tek Kontakte.

Si mund të jete abuzimi në sektorin e Email Marketingut ?

1. Fshehja e email-eve të dështuara

Eshtë një standard i internetit që pëd çdo email që nuk mbërrin në destinacion, tek dërguesi të mbërrijë një email-raport për këtë çështje. Arësyet e mos mbërritjes janë disa, por ne po përmendim disa më kryesoret: adresa ku duhet të mbërrijë email-i është adresë që nuk egziston; serveri pritës refuzon të pranojë email-e për shkak të reputacionit të keq të serverit dërgues; serveri pritës refuzon ta pranojë email-in sepse e konsideron atë si spam.

Për të fshehur kë raste, shërbimi qe ofron “Email Marketing” e konfiguron email-in që shpërndahet në atë mënyre që çdo email-raport për adresa emal-i të pavlefshme (ose email-e të refuzuara) e që gjenerohet nga serveri pritës (Yahoo, Hotmail, Gmail, etj,), ta ketë te pamundur qe te mbërrije tek porositësi (klienti). Kështu që klienti asnjëherë nuk merr dijeni për sasinë e adresave të pavlefshme apo të atyre email-eve që nuk janë pranuar nga serverat. Ky abuzim ndodh kur si adresë dërguese (Mail-From) apo adresë teknike (Return-Path, – e padukshme për syrin) përdoren adresa email-i të ndryshme nga ajo e klientit.

Lutemi shikojeni këtë rast në foton e mëposhtme:

Email Marketing (mashtrim)

2. Raportet e kamufluara

Ky abuzim lidhet me faktin e ofrimit te raporteve qe shprehen ne përqindje (%) dhe jo ne numra absolute. Paralelisht me këtë një pjesë e pamjes e raportit që disponohet nuk paraqitet qëllimisht. Në këto kushte Klienti nuk e ka mundësinë që të mësojë se në sa adresa është shpërndare email-i.

Për të ilustruar këtë lloj abuzimi me raportet ne kemi shpërndarë një email “Test” vetëm në 4 (katër) adresa email.

Lutemi shikoni me kujdes në foton e mëposhtme (prisni 5 sekonda). Bëhet fjalë për të njëjtin raport. Në rast se ju merrni raport si në pamjen e parë (jo në të gjithë gjerësinë), të jeni të sigurt se qëllimisht po ju fshehin numrin e email-eve të shpërndara. Por edhe po ju çorodisin. Sepse 1 (një) email i lexuar peshon 25 % (!!!)

Email Marketing (mashtrim)

Fatmirësisht, jo vetëm serverat, por edhe platformat shpërndarëse ofrojnë mundësinë e raportimit të detajuar në vlera absolute dhe në përqindje pë numrin e email-eve të shpërndarë, email-eve të dështuar, email-eve të lexuar, etj.

Lutemi shikoni më poshtë se si duhet të jetë një raport i plotë.

raport-i-sakte

3. Abuzim me premtimet

Në të vërtetë janë disa gjëra që nuk mund të maten asnjëherë. Njëra prej tyre është masa e mbërritjes së email-eve në Inbox. Ndokush mund t’ju premtojë 100% mbërritje në Inbox. Harrojeni ! 100% në Inbox është një mit që nuk mund ta rrëzojë as Gmail.

4. Abuzim me numrin e adresave

Ndoshta mund t’ju paraqesin një ofertë joshëse: shpërndarje ne disa qindra mijë adresa shqiptare. Para se ta pranoni ose të paguani, kontaktoni me ne dhe do ju mësojmë se si ta zbuloni mashtrimin.

5. Abuzim ordiner

Për arësye etike, u menduam pak para se ta përfshinim edhe këtë pikë. Por duam që të jemi transparent me ju deri në fund. Mashtimi më ordiner është kopjimi dhe imitimi i përmbajtjes së faqjes tonë (www.postajuaj.com). Në rast se jeni kuriozë, mund të krahasoni përmbajtjen e websiteve të tjera me atë të postajuaj.com ndër vite, e cila, fatmirësisht është arkivuar ne Internet Archive.

6. Mashtrimi i fundit (Qoftë i tillë!)

Në 5 pikat e para kemi përdorur termin “abuzim”. Por rasti i përshkruar me poshtë është me plot gojën një mashtrim i pastër dhe i dyfishtë.

Rrethanat janë të tilla:

a) Për shpërndarje përdoret një server vetjak e që nuk ka asnjë kosto.
b) Klientit i dërgohen raporte sikur newsletter-i është shpërndarë nga një server me pagesë dhe reputacion të lartë. Për më tepër, statistikat ofrohen vetëm në përqindje (si në pikën 2)

Ku qëndron e keqja?

Përmes një IP-je të vetme nuk mund të shpërndahen kurrsesi aq email-e sa pretendohet. Serverat pritës kanë kufizime për numrin e emaile-ve që mbërrijnë nga i njëjti burim. Në një pikë të caktuar ata jo vetëm ndalojnë pranimin e emaile-ve të mëtejshme, por i asgjësojnë ata edhe pa e njoftuar fare dërguesin se çfarë po ndodh. Ndoshta ju mund ta keni provuar edhe vetë të shpërndani në mënyrë voluminoze email-e nga serveri juaj dhe e keni provuar se çfarë ju ka ndodhur.

Ndryshe nga serverat vetjak, serverat me pagesë përdorin disa mijëra IP dhe e degëzojnë trafikun sipas nevojës në shumë të tilla.

Si realizohet mashtrimi?

Sikurse u shpjegua më lart, shpërndarja nga një server vetjak nuk ka asnjë perfomancë. Numri i email-eve të dështuara është shumë i lartë. I atyre të bllokuara, gjithashtu. Numri i leximeve dhe klikimeve është mjaft i ulët. Me fjalë të tjera, nuk ka asgjë të këndshme për ti treguar klientit që ka porositur Email Marketing.

Në këto kushte, për ti ofruar diçka të besueshme klientit, vjen në ndihmë një fushatë e mëparshme e realizuar tek një shërbim me pagesë, e cila ka statistikat e veta.  Newsletter-i kësaj fushate mund te ndryshohet (Edit), d.m.th., te ndryshohet Emri i Derguesit, Subjekti, Permbajta, Data, etj. Kur ndodh ky ndryshim, statistika e vjetër vihet në funksion të parametrave të rinj, ndërkohë që në atë server (profesional dhe me pagesë) nuk është shpërndarë asnjë email i ri. Statistika e vjetër por me emër të ri i paraqitet klientit si raport për punën e kryer. Për më tepër, edhe në këtë rast, statistikat ndonëse janë fiktive, ofrohen vetëm në përqindje.

Prova?

Sigurisht që ne i disponojmë të gjitha provat. Disa të tilla. Por për ju është e vlefshme kjo këshillë: Në rast se keni porositur email marketing dhe newsletter-i juaj është shpërndarë nga një IP që përfundon me …118, …119, …120, …121, …122, …123 ose 218 dhe statistikat jua kanë sjellë sikur është shpërndarë nga MadMimi, dijeni se ju kanë mashtruar dhe jeni të legjitimuar të mos paguani asnjë lek.

7. Mashtrimet vazhdojnë (1 Dhjetor 2014)

Pas demaskimit të mashtruesve në këtë shkrim ku përmes fakteve që kemi publikuar gati sa nuk i kemi identifikuar ato me emër, mashtruesit kanë ndryshuar taktikë por pa hequr dorë nga zakoni i tyre i keq.

Taktika e tyre është e thjeshtë: Mospërsëritja e shembujve që kemi përmendur.
Por ata nuk i shpëtojnë dot vëzhgimit tonë, të cilin e bëjmë për arsye profesionale.

Ne nuk po e publikojmë taktikën e tyre të re të mashtrimit sepse nuk duam ta dekonspirojmë atë dhe t’i japim mundësi që të sajojnë diçka të re.

Por në rast se ju keni dyshime, na kontaktoni dhe ne do ju ndihmojmë që të kuptoni të vërtetën.

Go to Top