Email Marketing nha Posta Juaj

Posta Juaj” është  shërbimi i parë  në Shqipëri që ofron Email Marketing (Reklama me Email).

Duke pasur përparësinë dhe përgjegjësinë e dominimit të tregut, një përvojë të gjatë në fushën e Email Marketingut dhe njohje të thellë për marketingun në tërësi, kemi arritur të ndërtojmë një infrastrukturë moderne për shperndarje voluminoze të emaileve.

Gjatë 11 viteve të aktivitetit tonë ne i kemi shërbyer më shumë se 600 partnerëve, kemi realizuar më shumë se 3500 fushata Email Marketing (Reklama me Email) dhe kemi shpërndarë më shumë se 400 milion emaile.

Ne punojmë vazhdimisht për përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e standardeve duke ju ofruar dhe garantuar shërbimin Email Marketing (Reklama me Email) më të mirë në Shqipëri.

Me shërbimin tonë Email Marketing (Reklama me Email) postimet tuaja asnjëherë nuk do të humbasin rrugës apo bllokohen në servera. “Posta juaj” i jep jetë postimeve tuaj dhe vendos germën”e” tek fjala “mail”.

Ne jemi “Posta Juaj”!  Ne jemi germa ”e” tek fjala “e-mail”!

0
vite përvojë në Email Marketing
0+
më shumë se 800 partnerë
0+
më shumë se 6000 fushata
0 mil.+
emaile të shpërndarë

NGA RRUGëTIMI YNë NDëR VITE

Dëshironi të punësoheni tek ne?

Për të diskutuar për mundësitë, lutemi na kontaktoni.

Ecuria ndër vite

Misioni dhe filozofia

Misioni ynë është që t’u shërbejmë klientëve duke u vënë atyre në dispozicion një kanal mjaft të rëndësishëm komunikimi siç është Email Marketingu.  Ne këmbëngulim në efikasitetin e kësaj metode dhe i heqim zhgënjimin çdokujt që mund të ketë përdorur më parë një shërbim tjetër.
Filozofia jonë është e thjeshtë: Suksesi juaj është suksesi ynë. Klientët e kënaqur jo vetëm që rikthehen, por bëhen edhe fjalëmirë. Për ne është e huaj që t’ju marrim lekët për punën e kryer e pastaj t’ju themi tungjatjeta pa e vrarë mendjen nëse puna jonë ju ka shërbyer apo jo.
Ne premtojmë në solemnisht për shërbim korrekt, profesional dhe të ndershëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë pandërprerë për t’ju ofruar edhe në të ardhmen shërbimin më të mire dhe të besueshëm .
Çdo biznes ka nevojë që ta zmadhojë numrin e konsumatorëve. Ne jemi këtu që ofertat apo të rejat  e biznesit tuaj t’i përçomë në mënyrë elegante dhe të sigurtë tek një audiencë mjaft e gjerë.
… që të shpërndajmë reklama me përmbajtje erotike, për lojrat e bixhozit, pijet alkoolike, reklama me përmbajtje raciste dhe anti reklama.

Pse jemi më të mirët

“Posta Juaj” është shërbimi i parë që ka ofruar Email Marketing në Shqipëri. Fillimi ynë daton më 20 Shtator 2007. Pak njerëz e dinë, por të shpërndash email-e në mënyrë voluminoze është mjaft e vështirë. Përvoja na ka ndihmuar që të mësojmë ato gjëra që nuk shkruhen në asnjë manual.
Ashtu si Interneti edhe Shërbimi Email është në dinamikë të vazhdueshme. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me zhvillimet më të fundit në këtë sektor të cilat i aplikojmë duke jua ofruar klientëve tanë.
Për shpërndarjen e emaileve ne përdorim plarforma version të fundit dhe servera me reputacion të lartë. Ne kemi një infrastrukturë me një duzinë kanalesh shpërndarjeje nga ku mund të nisim miliona email në ditë.
Lista ku dërgohen emailet tona është mjaft reaguese, e pastruar nga adresat e pavlefshme dhe refuzuese.
Posta Juaj është një biznes familjar. Çdo gjë e bëjmë vetë dhe pa të punësuar. Ne e dimë mjaft mirë se “Suksesi juaj është edhe suksesi ynë“. Prandaj nuk lemë pas dore asnjë detaj që puna jonë të dali sa më e mirë.

Si ta zgjidhni shërbimin

“Ne radhe te pare interesohuni për madhësinë dhe cilësinë e listës. Pyeteni ofruesin nëse ai mund t’ju verë në dispozicion (qoftë edhe në kompjuterin e tij) mundësine që të shikoni me sytë tuaja adresat email që ai ka në dispozicion, statistika të plota dhe të pa kamufluara. Ose në rastin më të mirë, qoftë edhe për një rast të vetëm, t’ju ofrojë mundësinë e vrojtimit të drejtpërdrejtë të të gjithë procesit.
Kërkojini ofruesit një ekspoze të punëve të përfunduara dhe listës së klientëve të tij.
Evidentoni ndonjë klient qe vepron ne sektorin tuaj dhe merrni prej tij ndonje opinion ne lidhje me shkallen e kënaqësisë që ka pasur.
Çmimi është shenjë e qartë e seriozitetit dhe e cilësisë. Ka plot fjalë të urta për gjerat që kushtojnë lirë.

PAKETA STANDARDE

10/1.000 lexime
  • Dizenjimi i përfshirë
  • Mundësi prapapagimi
  • Akses online për statistikat
  • Publikim në rrjetet tona sociale
  • Prezencë të përhershme online

Disa nga partnerët tanë

Loading...