Buletini Mujor

Fushatë ndërgjegjësimi për fëmijët, prindërit, familjet dhe mësuesit!

Ky është numri i dytë i buletinit ‘’Kujdesi Na Mbron’’, në kuadër të ndërgjegjësimit të popullatës kundrejt situatës së shkaktuar nga pandemia globale Covid-19.

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre në të gjithë botën. Ndërsa COVID-19 është përhapur, kështu është përhapur edhe dezinformimi – duke nxitur diskriminimin dhe stigmën.

UNICEF Albania në bashkëpunim me USAID dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po vazhdojnë të informojnë popullatën, me anë të fushatave gjithëpërfshirëse e interaktive nën sloganin “KUJDESI NA MBRON”. Duke qenë se të gjithë jemi gjendur përballë një situate të vështirë dhe të panjohur informimi dhe interaktiviteti me mësues, prindër, fëmijë dhe të rinjë ka qenë një domosdoshmëri për të kuptuar më mirë ndjesitë dhe përjetimet e tyre.

image
image

Çdo të premte me anë të lidhjeve direkte në platformën Zoom zhvillohen takime virtuale me përfaqësues nga shkolla publike dhe jopublike për të ndarë sfidat dhe ndryshimet që ka sjellë situata e pandemisë. Pjesë e çdo jave është edhe një përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik për të këshilluar si duhet të gjithë pjesmarrësit por edhe për të dëgjuar vështirësitë dhe sfidat e të gjithë të pranishmëve. Takimet virtuale do të vazhdojnë duke e lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së shkollave, mësuesve dhe nxënësve në zonat urbane dhe rurale.

Me ndryshimet e reja dhe kalimin e mësimit kryesisht online, fëmijët kanë më shumë kohë dhe nevojë për mënyra argëtimi brenda shtëpisë, për këtë aryse pjesë e takimeve virtuale janë bërë edhe personazhet e tyre më të dashur: Çufo, Bubi Kaçurrel, Masha, Ariu, Elsa dhe Dr.Piperi duke vjedhur vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve në takim por edhe duke shkaktuar batuta dhe të qeshura. Pas përfundimit me sukses të sfidës së parë do të lançohet edhe sfida e dytë në Tik – Tok dhe Instagram Reel që synon të argëtojë sa më shumë fëmijët duke shpërblyer në fund videon me më shumë likes dhe views.

Gjatë gjithë muajit ka vazhduar përditësimi i platformave online me foto dhe me spotet të cilët janë pritur shumë mire nga prindërit dhe fëmijët duke u shoqëruar me pëlqime, shpërndarje dhe komente.

Për të qenë prezent dhe për të dhënë mesazhet e duhura edhe tek ajo pjesë e audiencës që nuk është aktive në platformat sociale dhe digjitale fushata është shtrirë edhe në statcionet e autobuzit duke tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve dhe duke bërë të njohur për të gjithë publikun personazhet e fushatës.
Me mbështetjen e Vodafone Albania fushata doli on air edhe në kanalet kombëtare duke arritur kështu një numër të lartë shikueshmërie.

Mbetemi në pritje të ecurisë së fushatës për të vijuar më tej me aktivitetet dhe mini shfaqjet teatrale që do të zhvillohen si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në zonat urbane ashtu edhe në zonat rurale për të argëtuar dhe edukuar sa më shumë fëmijë me rregullat dhe mënyrat e parandalimit të COVID-19.

image

Për të qëndruar në kontakt me të rejat më të fundit nga fushata e UNICEF Albania, na ndiqni në kanalet tona.