I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, deputeti Milaim Zeka ka vazhduar sërish me lajkat ndaj moderatores.
Në hyrje të emisionit ai është shprehur: “Meqënëse Edi Rama ka një ministër nga Kosova në kabinetin e tij me zgjedhjet e reja në Kosovë do të ftoj ty si ministreshë”, tha ndër të tjera Milaim Zeka. Ndërsa Luana i është përgjigjur se nuk do të merret me poltikë pasi nuk e di më se çfarë i ka mbetur pa bërë , pasi i ka bërë të gjitha.