Tel: +35544521800
image

Stafi i dedikuar i qendrës së rehabilitimit DORA, ofron rehabilitim të vëmendshëm sub-akut dhe kujdes afatgjatë. Me pajisjet më të reja mjekësore të vitit të prodhimit 2019 të një niveli të lartë ofron trajtimet nga stimulimi elektro-magnetik, terapia me ultratinguj deri te terapia me valë shoku dhe shumë më tepër. Qendra jonë e reabilitimit ka proçedurat e duhura për gjendjen tuaj.

image

Salla e Rehabilitimit

Ju mirёpresim nё sallёn tonё tё rehabilitimit.

E kompletuar me pajisjet mё te fundit dhe e drejtuar nga stafi ynё profesional, ju ofrojmё mundёsinё tё merrni benefitet e aktivitetit sportiv gjatë rekuperimit mjekësor.

image

Storz Medical Masterpuls 100

Terapia me valё goditёse ёshtё njё risi nё tregun mjekёsor e pёrdorur nё trajtimin me sukses tё problemeve nё nivel tё: thembrёs, gjurit, legenit, shpatullave etj. Terapia me vale goditese ose ndryshe “terapia e dhembjes” eshte nje terapi qe perdor goditjen me anё tё valёve pёr tё trajtuar dhimbjen kronike tё sistemit muskulo skeletal.

Trajtimet:

Achillodynia | Fasciti plantar | Metatarsalgjia | Sindromi i stresit tibial | Tendiniti patelar | Tendinopatia e trochanterit | Tendiniti i kalcifikuar | Epikondiliti radial dhe ulnar i humerusit

image

ZIMMER PHYSYS

Terapi e kombinuar me elektroterapi dhe ultratinguj.
Realizon njё lloj mikromasazhi tё qelizave dhe indeve tё buta si rrjedhojё e prodhimit tё nxehtёsisё duke aktivizuar proceset analgjezike,cliruar aderencat dhe pёrmirёsuar qarkullimin e gjakut. Efektet fiziologjike tё ultratingullit janё: analgjezik,miorelaksues dhe hiperemi.

Trajtimet:

inflamacioni I tendinave | bursave | muskujve | sёmundjet degjenerative si artrozat | dёmtimet post traumatike tё aparatit lokomotor ( ndrydhjet, tёrheqjet muskulare) | sёmundjet reumatizmale dhe artikulare (artriti, periartriti skapulo humeral, epikondiliti, stiloiditi) | crregullimet neurologjike | dhembjen post traumatike | crregullimet e qarkullimit periferik tё gjakut | dhembjen “fantazme” pas amputimeve | cikatricet e dhimbshme post operatore |algodistrofine.

image

ZIMMER THERMO TK – TECAR Therapy

Transferimi i energjisё kapacitive dhe resistive ёshtё njё metodё terapeutike jo-invazive e zhvilluar vitet e fundit, e cila pёrdoret pёr parandalimin e lezioneve dhe trajtimin e patologjive osteoartikulare, rehabilitimin e muskujve dhe tendinave. Tecar terapi konsiston nё krijimin e energjisё brenda trupit nё njё kohё mё tё shkurtёr sepse ka efekt analgjezik dhe biostimulues.

Trajtimet:

Spazmat muskulare lokale | dhembjet muskulare | trigger points ose pikat e dhimbshme | dhembjen e mesit | tendinopatitё | tendosinovitet | inflamacionin e bursave | tendinave | dёmtimet muskulare | traumat shtypёse dhe tёrheqёse | efektet anёsore pas qepjes sё tendinave | sёmundjen Dupuytren dhe Quervain | osteoartritin | periartritin scapular |kalcifikimin nё nivel tё thembrave |lezionet traumatike (kocka, muskuj, ligament, tendina) | pseudoartrozat | trajtimin neuromotorr kompleks | rehabilitimin para dhe pas operacionit ortopedik.

image

REMED Salus Talent Pro + Trajtimi i inkontinencёn urinare

Stimulimi Magnetik Funksional eshte nje metode qё konsiston nё stimulimin elektro-magnetik dhe qё ka shumё avantazhe nё rehabilitimin e patologjive. Fusha magnetike nuk ёshtё e dhimbshme dhe lejon trajtimin e shtresave te thella dhe nuk kёrkon kontakt me trupin

Trajtimet:

Inkontinencё nga stresi | inkontinencё urgjente | inkontinencё mikse, inkontinencё fekale | rehabilitim pas lindjes | rehabilitim pёr muskujt e dyshemesё pelvike pas kirurgjisё | inkontinencё urinare pas heqjes sё pjesshme tё prostatёs | inflamacion kronik I prostatёs | problemt si pasojё e qarkullimit tё dobёt

image

WINBACK – WINSHOCK

Terapi me kontrast e kombinuar

Kjo pajisje ofron njё temperaturё tё njёjtё dhe tё vazhdueshme nga -15ᵒC deri ne 45ᵒC. Trajtimi termik I pajisjes funksionon nё programin manual dhe dinamik. Ndryshimi I temperaturёs nga e ngrohta nё tё ftohtё bёhet pёr 15 sekonda.

Trajtimet:

Dhembja | dёmtimet traumatologjike | reumatologjike | rikuperimi sportive | djegia e yndyrnave tё tepёrta | problemet me qarkullimin e gjakut.

image

I-TECH POWER Q6000

Preso Therapy

Si funksionon pajisja e preso terpisё? Preso terpia ose drenazhi limfatik ёshtё njё metodё trajtimi jo invasive e cila pёrdor presionin pёr tё riaktivizuar qarkullimin e gjakut dhe tё limfёs. Kjo metodё trajtimi ka efekte shumё tё mira nё trup.

Trajtimet:

Celuliti | problemet limfatike | parandalimi I venave varikoze | pёrmirёsimi I qarkullimit tё gjakut | konstipacioni | edemat locale | para dhe pas heqjes sё dhjamit | lodhja e pёrgjithshme | menopauza,

Me ne gjithmonë në duar të sigurta!