VLERËSIMI I PERFORMANCËS
Data e Trajnimit: 1 – 2 Korrik 2019
Afati i aplikimit: 28 Qershor 2019
Vlerësimi i performancës për punonjësit e kompanisë është një nga proceset më të rëndësishme të punës së Specialistit apo Menaxherit të burimeve njerëzore. Ngritja e sistemeve formale për vlerësimin e performancës së stafit, të zbatueshme dhe të qëndrueshme në kohë si dhe aplikimi i tij, lidhet ngushtë me aktivitetin e organizatës dhe performancën e saj dhe për rëndësinë që ka, padyshim është një nga sfidat e profesionistëve të kësaj fushe.
Ky trajnim synon të njohë dhe aftësojë pjesëmarrësit me të gjithë komponentët e një sistemi formal të vlerësimit të performancës, mbështetur në:
- vendosjen e kritereve të përshtatshme;
- përcaktimin e matësve dhe normave për çdo kriter; metodat më të aplikuara për vlerësim, përfshirë metodën 360o;
- hartimin e një formulari vlerësimi dhe aplikimin e tij;
- raporti i vlerësimit të performancës dhe procesi i komunikimit të rezultateve.
Për informacion më të detajuar si dhe për aplikim, lutemi shkarkoni programin dhe formularin më poshtë:
|