AKADEMIA MOMENTUM

AKADEMIA MOMENTUM, pjesë integrale e MOMENTUM GROUP, përfaqëson
institucionin profesional më të ri të arsimit shqiptar, themeluar për të zgjeruar mundësitë e të
rinjve në formim, përmes një edukimi i cili bazohet në rëndësinë e mësimdhënies së pasur.

STANDARDET MË TË AVANCUARA, CILËSIA MAKSIMALE, PROGRAMET MËSIMORE TË INTEGRUARA ME ATO EUROPIANE E TË TJERA AVANTAZHE JANË PJESË E KËSAJ RISIE.

Kurset e kualifikimit profesional përfshijnë:

  • CRASH COURSES/ KURSE TË SHKURTUAR PËRGJATË FUNDJAVAVE
  • 3 MUJORE
  • 6 MUJORE
  • 9 MUJORE
  • 18 MUJORE

PËR KURSANTËT MË TË MIRË, Akademia Momentum gjithashtu aplikon sistem BURSASH
për rastet me nevoja sociale, talentet dhe nxitje për formim profesional.

Mundësia e financimit varion 20 – 100%.

Struktura e kurseve përmban mbi 70% PRAKTIKË NË BIZNESE ku mund të konkretizohen
gjithë informacionet e marra në teori.

KURRIKULA të STANDARTEVE EUROPIANE,
sikurse kurrikulat e përdorura janë formate të përshtatura me kurrikulat europiane.

“AKADEMIA MOMENTUM“ në thelb është nje qendër formimi profesional e projektuar dhe
ndërtuar mbi dy shtylla bazë:

– TURIZËM
– INOVACION

Të ndara në 34 PROFESIONE gjithsej:

22 në drejtimin e TURIZMIT dhe
12 në drejtim të TEKNOLOGJISË DHE KOMUNIKIMIT

6 Departamente

 Departamenti i Gastronomisë

Menaxhimin e kuzhinës, pastiçerisë, somelierisë, pijeve dhe bar-kafeve, po ashtu edhe në kategori të tjera si bukëpjekje, piceri dhe kreperi.

 Departamenti i Menaxhim Hoteleri

Administrimin e hotelit, menaxhimin e sallave, restoranteve, mjediseve rekreative, pishinave, kopshteve.

 Departamenti Administrimi i Njësive të Shërbimeve

MAdministrimi i eventeve, dekori dhe arredimi, kostumografia, spektakli dhe show janë pjesë e këtij departamenti.

 Departamenti Guida Kulturore-Historike

Programe specifike të cilat mundësojnë njohuritë përkatëse në lidhje me ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore.

 Departamenti i Agjencisë Turistike

Teknikat më të avancuara për të drejtuar industrinë e udhëtimit dhe turizmit në mënyrën më të mirë të mundshme.

 Departamenti i Inovacionit dhe Teknologjisë Dixhitale

Studim i mirëfilltë i inovacionit dixhital, teknologjisë së marketingut, tregut dhe perspektivës dixhitale.