Saraghina Eyewear propozon syze me cilesi te larte, te gjitha te prodhuara ne Itali me nje cmim mjaft terheqes, ashtu si Sardelja (ne dialektin Riminez Saraghina) nga e cila merr emrin kjo marke, nje peshk me ngjyre te kalter dhe me veti te larta ushqyese, por me cmimin e duhur.
Dyqani i ri ka hapur dyert ne rrugen “Urani Pano”, mbrapa Hotel “Tirana International” Tirane, Albania.
Ambjentet jane te mbushura me ngjyra mesdhetare dhe do ti ofroje klienteve tane te gjithe koleksionin e ri 2015.
Syzet prezantohen mbi zgare, gati per tu shijuar ne te gjitha nuancat e ngjyrave te xhamave flashate, te sfumuara dhe pasqyre e ne shumllojshmerine e ngjyrave te skeleteve qe fillojne nga e kuqe ne kamuflazh, ngjyre bezhe, e me shkelqim.
Syze ne shumellojshmeri formash, emrat e te cilave frymezohen nga bota e Regjizorit te madh Federico Fellini, bashkeqytetar me kete linje, syze qe rrezatojne simpati dhe na kujtojne nje kthim ne origjine, nje marke syze qe vetem njerezit me te vertete te lumtur mund ti mbajne.
Kutite e tyre nuk mund te jene vecse kuti te kendshme ne alumin per te ruajtur freskine dhe vertetesine e produktit. Xhamat jane te gjitha me mbrojtje nga rrezet UV, te certifikuara nga EU.
E nese tashme ju ka mare uria, mund te vini qe sot per te shijuar SYZET SARAGHINA. |