Spitali privat Guven Ankara, i cili është themeluar në vitin 1974 me qëllim që të ofrojë shërbim mjekësor në standardet botërore, i shërben pacientëve, duke bashkuar përvojën e viteve me modernizimin e domosdoshëm të shëndetësisë.
Spitali Guven Ankara është akredituar nga JCI (Joint Comission International) në vitin 2008
dhe më pas sërish në vitin 2011. Spitali ka për qëllim të përcaktojë të gjitha kushtet për t’i ulur në minimum risqet e të sëmurëve dhe të formojë një ambient të besueshëm për pacientët, të rrisë kulitetin e shërbimit dhe sigurinë e pacienteve në institucionet e tij. Spitali Guven Ankara është pranë jush në Shqipëri me një zyrë përfaqësimi dhe me konsulta falas. Nëse kërkoni një diagnozë të saktë, lidhuni me ne sa më shpejt. Zyra jonë pranon aplikime për çdo sëmundje.