INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE Kursi i Trajnimit 2 – javor: “ADMINISTRIM PUBLIK” Në datën 26 Janar 2015, në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Kursi i Trajnimit 2 – javor “ADMINISTRIM PUBLIK”. (Administratat shtetërore; Sektori OJF; Ndryshimet mes Sektorit publik dhe privat Cikli i Politikave publike; Analiza e tyre; Proçesi i vendimmarrjes; Etika kundrejt moralit ligjit; Parimi mbi etikën; Dilemat Kryesore në Administrimin Publik. Teknikat e arsyetimit etik, Kuptimi dhe zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në shërbimin publik; Parimet e MBNJ; PR si një proçes me katër hapa; Etika dhe ligji në PR; Përgjegjësia sociale dhe profesionalizmi; Marrëdhëniet me mediat, PR strategjik dhe planifikimi.; Koncepte bazë; Identifikimi i faktorëve kryesorë; Proçeset e komunikimit; Liderat në realitetin shqiptar; Zhvillimi i lidership-it dhe stilet e liderave, përgjegjësitë, vlerat, vizionet. Analiza strategjike dhe vendimmarrja,Lideri dhe vizioni i Organizatës, konkurrenca,roli i lidership-it raportet me pushtetin qendror dhe shërbimet e dekoncentruara, prokurimet publike, transparenca dhe pjesëmarrja e qytetarëve. Çfarë është PR dhe prirjet e industrisë.) Kursi do të drejtohet nga: Dr. Elda Hallkaj Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ISSAT” e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Kohëzgjatja e kursit do të jetë 2 javë; Frekuentimi: tre herë në jave; e hënë, e mërkurë, e premte (17:30 – 20:30) Kursi mund të ndiqet edhe online nëse aplikantët janë nga rrethet. Dokumentat e nevojshme për regjistrim: Cv, fotokopja e diplomës universitare, fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), formulari i aplikimit i plotësuar. Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në: Rruga e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244 |