cna.al

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se janë sekuestrohen 27 kg cannabis sativa, si dhe janë vënë në pranga dy shtetas.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkëagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., Policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

LEXO EDHE:  Fatorinoja bie nga autobusi/ Arrestohet shoferi i dehur

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.”-thuhet në njoftimin e policisë.