cna.al

Deputeti i Kolonjës, Arlind Çaçani, gjatë fjalës në Kuvend, tha se është pro ndryshimit të sistemit, dhe nëse nuk gjen mbështeje, do e zgjidhin vetë me konsensus duke i dhënë mandatin atij që ka marrë më shumë vota në zonën që mbulon brenda një qarku.

Ai tha se do të jetë i pari që do ia leje mandatin fituesit pavarësisht rënditjes në listë.

“Unë dhe kolegët e mi sot kërkojmë ndryshimin e  sistemit, dhe po nuk na mbështetët ju, do ta zgjidhim ne me listat tona të hapura duke i dhënë mandatin me konsensus  atij që ka marrë më shumë vota në zonën që mbulon brenda një qarku.

Sot, unë po kërkroj veç një të drejtë që i është mohuar shqiptarëve që nga viti 2008, që është ajo e zgjedhjes së individit dhe jo e listës së servirur nga partia.

LEXO EDHE:  KQZ “rrëzon” PD-në/Afati i fundit për regjistrimin e deputetëve

Jam gati të luftoj sot për këtë të drejtë, dhe unë bashke më kolegët e mi do të lidhim një besë, që të hapim listat tona e do të jem i pari  e do t’ia lë mandatin  fituesit pavarësisht rënditjes në listë.

Listat e hapura janë ato që pozicionojnë kandidatin para popullit dhe kjo është zgjidhja më e drejtë demokratike. Atëherë pse palët nuk bien ndakort, çfarë i shqetëson?

Dua të theksoj se në çdo vendimarrje politike egziston risku i dështimit, por a ka dështim më të madh se situata aktuale sot?”/CNA.al