instituti i studimeve strategjike & trajnimeve

fillon trajnimin e avancuar profesional:

Kualifikimi i punonjësve socialë për fëmijët autikë

Data e fillimit: 17 Shkurt 2020

Lektore: Dr. Florida Dobi (Mjeke, Psikiatre)

Qëllimi

T’u mundësojë terapistëve, profesionistëve të shëndetit mendor, punonjësve socialë, mësuesve, avancimin dhe përditësimin me njohuritë dhe metodat bashkëkohore në vlerësimin, diagnostifikimin dhe rehabilitimin e fëmijëve autikë.

Objektivat

Instrumentat matës, testues të Autizmit, teknikat e ndërhyrjes së hershme. Aplikimi i disa modeleve terapeutike përmirësuese, të cilat bëjnë të mundur kontrollimin dhe modifikimin e simptomave specifike duke sjellë përmirësim të dukshëm e të qëndrueshëm.

Përfituesit

  • Psikologë klinikë.
  • Këshillues. Këshillues për fëmijë e të rinj, Këshillues në Familje e në Shkollë.
  • Trajnerë, menaxhues konfliktesh ose fusha që lidhen me to, që duan të kenë një gamë të gjerë aftësish praktike bazuar në teoritë moderne psikologjike dhe terapeutike.
  • Terapistë zhvillimi.
  • Specialistë të shëndetit mendor.
  • Punonjës socialë.
  • Punonjës të Shëndetit publik.
  • Fizioterapistë në profesion.
  • Psikomotricienë
  • Punonjës të edukimit parashkollor dhe ciklit të ulët.
  • Personeli i Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor.
  • Personeli i punësuar në qendra ditore zhvillimi.
  • Studentë të Progarmit MSc & MA Profesional (Mjekësi, Psikologji, Sociologji, Mësuesi).
  • Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
  • Persona të interesuar për njohuri mbi Autizmin.

Numri i pjesëmarrësve në Trajnim do të jetë deri në 20 persona.

 

Adresa:
Rr. Sami Frashëri, Kompleksi nr.56, Nobis, Seksioni L, Kati 6.

Tel (zyrë): +355 422 600 35

Cel: 0677174773

Email: [email protected]