cna

Nga Robert B.Talisse “The Conversation”

Kur kryetarja e Kongresit Amerikan, Nensi Pelozi, grisi tekstin e fjalimit vjetor të presidentit Donald Trump para gjithë të pranishmëve në sallë, dhe amerikanëve që e ndiqnin përmes televizionit, mbështetësit e saj panë tek ky gjest kundërshtimin e politikave të presidentit, por edhe një reagim ndaj refuzimit të mëhershëm të Trump për t’i dhënë dorën Pelozit.

Por kundërshtarët e saj politikë, e cilësuan si një sjellje të pahijshme dhe “të keqe”. Ky episode, është një shembull tjetër, se përse qytetarët amerikanë e të gjitha krahëve politikë, bien dakord se politika është bërë në mënyrë të papranueshme jocivile.
Njerëzit thonë se duan që të gjithë politikanët të ruajnë qetësinë, dhe të shkëmbime mendimet e tyre në një mënyrë të kulturuar, madje edhe gjatë debateve politike të rëndësishme. Disa madje mund të dëshirojnë edhe një rikthim në kohërat e vjetra, kur demokratët dhe republikanët hanin bashkë mëngjesin në të njëjtën tryezë në restorantin brenda Senatit.

Por për mendimin tim, kjo pritshmëri nuk është realiste. Sigrisht, është diçka pozitive të qëndrosh i qetë, kur debaton me të tjerët. Por ka të ngjarë që të qënit i qytetëruar, është shumë kërkues në vetvete, në raport me natyrën pasionante që kanë zakonisht njerëzit.

Siç e argumentoj në librin tim të ri “Demokracia e mbingarkuar”, një ide më e mirë e të qënit i qytetëruar në politikë, nuk përfshin mungesën e plotë të armiqësisë, përshkallëzimit të tensioneve, por shmangien e këtyre ekstremeve nëse ato nuk janë vërtet të nevojshme.
Problemi që hasi Pelozi, ka të bëjë me pikëpamjet e ndryshme, kur një akt i imponuar konsiderohet i përshtatshëm, dhe kur ai është një shembull i mungesës së qytetarisë.

Njerëzit janë të prirur të shohin dhe ankohen mbi mungesën e qytetarisë tek kundërshtarët e
tyre politikë, ndërsa janë të verbër dhe heshtin për të njëjtat të meta që kanë ata vetë.
Dhe kur vërejnë se një kundërshtar sillet në mënyrë jo civile, ata e lejojnë veten të hakmarren, duke u sjellë në të njëjtën mënyrë. Debatet politike, evokojnë idetë e ndryshme mbi drejtësinë dhe lojën e ndershme politike. Kur nuk pajtohen mbi këto gjëra, njerëzit kanë prirjen ta shohin njëri-tjetrin në pozita të gabuara. Kur në diskutim janë çështje të rëndësishme, priten natyrshëm tensione.

Në fakt, një ton zëri më i ngritur, është në ndonjë rast i nevojshëm, për të komunikuar urgjencën e çështjes që është në diskutim, si dhe për të tërhequr vëmendjen e atyre që mund të jenë të prirur ta anashkalojnë atë. Gjithashtu mund të jetë i përshtatshëm kundërshtimi i një personi, sidomos nëse ai është i pushtetshëm dhe këmbëngulës në pozitat e tij.

Për këtë arsye, satira politike dhe tallja, janë brenda kufijve të një sjelljeje të civilizuar. Por është gjithmonë më mirë të jesh i përmbajtur, pasi antagonizmi civil mund të ndryshojë shpejt në sjellje që cilësohen kërcënuese ose shantazhuese. Sjellja e qytetëruar, është më shumë çështje e humorit të brendshëm të një personi, sesa e sjelljes së tij që vëzhgohet në ato momente nga të tjerët.

LEXO EDHE:  Psikologjia e nostalgjisë/ Pse ndiejmë një dëshirë të madhe për të kaluarën?

Kur gjykohet dikush se po sillet në mënyrë jo civile, nuk është domosdoshmërisht toni i ashpër i zërit të tij, por sa e përshtatshme është që ai të flasë në këtë mënyrë në një moment të caktuar. Pra, përcaktimi i sjelljes ose jo të qytetëruar, nënkupton gjykimin e karakterit dhe motiveve të një personi.

Por kur bëhet fjalë për njerëz që nuk bien dakord me ne, njerëzit janë gjykatës të dobët. Një studim i kohëve të fundit, tregon se njerëzit i konsiderojnë zakonisht ata që janë pikëpamje politike të kundërta si jo të besueshëm, mendjengushtë, të pandershëm dhe jopatriotë.
Nuk është e habitshme, që njerëzit kanë prirjen të fajësojnë kundërshtarët e tyre, për mungesën e civizilimit që është e përhapur në të gjithë politikën. Ngjashëm, vlerësimi i njerëzve mbi sjelljen e politikanëve është konform besnikërisë partiake. Njerëzit priren të aprovojnë atë që bën pala tyre, dhe të kundërshtojnë veprimet e palës tjetër.

Kjo është e vërtetë, edhe kur të që dyja palët bëjnë të njëjtën gjë. Pra, nëse një aleat politik përfshihet në sjellje politike të pahijshme, si ngrisja e posterave të fushatës së kundërshtarit, njerëzit kanë prirjen të jenë më falës ndaj tij, sesa kur një kundërshtar bën të njëjtën gjë.
Po sjellja civilizuese është një rrugë me dy drejtime të ndryshme, dhe një lloj detyrimi mes 2 njerëzve.

Njerëzit në të gjithë spektrin politik në SHBA, bien dakord se mungesa e civilizimit është helmuese. Sidoqoftë, rindërtimi i sjelljeve të tilla kërkon që njerëzit t’u besojnë edhe kundërshtarëve të tyre politikë, dhe të besojnë që ata kanë qëllime të mira, dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Ndarjet politike, i kanë bërë shumë amerikanë gati të paaftë që të shohin në një dritë pozitive rivalët e tyre politikë. Sot sjellja civile mund të jetë praktikisht i pamundur. Ose të paktën, është më e vështirë nga sa mendojnë shumë njerëz, për shkak të prirjes njerëzore për të ndjerë përçmim dhe jo dhembshuri për kundërshtarët politikë./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania