It’s more than an event, it’s an experience
Gaia Travel & Events është pjesë e grupit Drymades Inn.
Me gati 20 vjet përvojë në hoteleri dhe turizëm, krijimi i një koncepti të ri të planifikimit të eventeve erdhi natyrshëm si nevojë për t’i shërbyer klientëve tanë në mënyrë profesionale.
Gaia Travel & Events përbëhet nga një grup profesionistësh të specializuar për realizimin e të gjitha llojeve të eventeve.
Stafi ynë dallon me individët e talentuar, dedikuar, kreativë dhe plot pasion që punojnë me një qëllim të përbashkët – t’ju garantojnë që eventi juaj të jetë i paharrueshëm, domethënës dhe magjik.
Mirëmbajtja e një standarti të lartë në shërbimet që ofrojmë është fokusi kryesor në punën e përditshme.
Ne j’ua lehtësojmë realizimin e eventit të dëshiruar duke ndjekur hap pas hapi ciklin e plotë, nisur që nga krijimi i konceptit ose idesë fillestare, deri në zbatimin dhe konkretizimin e tij.
Çfarë na bën të jemi ndryshe?
I përshtatemi buxhetit tuaj dhe tejkalojmë pritshmëritë tuaja.
|