Tronditet Barcelona/ Përveç Messit, humbet edhe futbollistin më në formë të momentit

cna sport

Kur të vjen e keqja, hapi derën. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Messit në mesjavë ndaj Villarealit, Barcelona ka marrë një tjetër goditje në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Getafe.

Futbollisti më në formë momentalisht te katalanasit, Ansu Fati, nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen e nesërme, pasi në seancën e fundit stërvitore ka ndjerë dhimbje në gjurin e djathtë.

Përveç Messit dhe Ansu Fati, për Barcelonën nesër do të mungojnë edhe dy mbrojtësit Jordi Alba dhe Samuel Umtiti, gjithashtu të dëmtuar. Edhe pse me ekip të përgjysmuar, Valverde duhet të fitojë me patjetër në transfertën e vështirë ndaj Getafe, ndryshe pankina e tij do të jetë në rrezik serioz.

https://sport.cna.al/