image

Ne ju rikthejmë dëgjimin

Klinika Radovani (Telektra) është e para klinikë që është hapur në Shqipëri për riaftësimin e dëgjimit. Nismëtar i krijimit qe Prof. Dr. Pjerin Radovani, i cili vazhdon të punojë në këtë klinikë si konsulent, e ka dhënë një kontribut të çmuar në këtë fushë. Në vitin 1998, kur filluam këtë veprimtari, aparatet e dëgjimit pothuajse nuk njiheshin, por sot mund të themi që njerëzit janë të ndërgjegjshëm për dobinë e tyre.

Gjatë viteve, jemi përpjekur per të qenë gjithnjë bashkëkohorë, duke ofruar majat e teknologjisë së aparateve të dëgjimit. Duke u bazuar në rezultatet dhe impenjimin tonë, kompania e mirënjohur Siemens na ka besuar përfaqësimin e saj në mënyrë eskluzive për Shqipërinë që nga viti 2007.

Ne kemi qenë sistematikisht në kërkim të bashkëpunëtorëve që janë të interesuar të trajtojnë aparatet e dëgjimit Siemens-Sivantos.

Klinika gjithashtu ofron konsulta për sëmundjet e veshit, hundës e grykës nga Prof. Dr. Pjerin Radovani, dhe sipas rastit ndërhyrje kirurgjikale të kësaj fushe, kirurgji plastike e rekonstruktive të kokës e qafës.

button

 

image

Dëgjoni ngjyrat e zërit

Ne jemi krenar për kujdesin e personalizuar që i ofrojmë çdo pacienti duke i bërë atij të mundur që të dëgjojë qartë dhe pastër ngjyrat e zërave të natyrës.

 

image
image

 

image
image