Logo


[email protected]

 

 
 

Image

Softskills për Administratën Publike dhe Stafet e Bizneseve
 

Trajnimi i burimeve njerëzore me paketën e SOFTSKILLS përmirëson aftësitë sociale të individit, komunikimin, aftësitë personale, të lidershipit etj, të cilat karakterizojnë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Këto aftësi janë pjesë e rëndësishme e kontributit të tyre individual për suksesin e një organizate.
Për këtë arsye, SOFTSKILLS kërkohen gjithnjë e më shumë nga punëdhënësit krahas kualifikimeve standarde.

 

A. Tematikat e moduleve të trajnimit
  1. Komunikimi me stafin, Etika dheTeknologjia;
  2. Motivimi dhe Performanca;
  3. Puna në Skuadër (grup) dhe Organizimi;
  4. Menaxhimi i Klientit, Fokusi ndaj tij dhe Menaxhimi i Konflikteve;
  5. Menaxhimi i Punës nën Presion Kohe dhe Menaxhimi i Stresit;
  6. Teknikat dhe Psikologjia e Negocimit;
  7. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Logjistike;
  8. Lidershipi, Ndarja dhe Delegimi i detyrave (Organigrama);
  9. Të menduarit dhe vepruarit pozitiv;
  10. Përballimi dhe Menaxhimi i Flukseve drejt Prioriteteve;
  11. Menaxhimi i Zyrës dhe Dokumentacioni i Informatizuar;
  12. Menaxhimi i Kohës;
  13. Efiçenca në punë, (ndryshimi midis të Suksesshmit dhe të Pasuksesshmit);
  14. Sistemet e reja IT në optimizimin e ofrimit të shërbimeve;
  15. Teknikat rezultative të raportimit dhe dokumentimit;
B. Kohëgjatja për secilin modul është nga 2-5 seanca. Seancat janë 90 – 120 minutëshe e më shumë në varësi të tematikës së trajtuar.
C. Lektorët: Lektorët janë ekspertë të kualifikuar dhe me përvoja perëndimore në secilën nga tematikat e ofruara.
D. Kushtet e trajnimit:
  • Individët duhet të jenë detyrimisht pjesëmarrës në çdo seancë të modulit për një përvetësim sa më të plotë të informacionit të trajtuar.
  • Individët duhet të realizojnë të gjitha kërkesat dhe ushtrimet praktike të kërkuara nga trajnerët.
E. Garancia që ofron Irisoft:
  • Serioziteti i trajnimit.
  • Lektorë me titull dhe me përvojë në fushat respektive.
  • Materialet e duhura të trajnimit nga IRISOFT.
  • Certifikatën e modulit.
  • Konsulencën rreth këtyre tematikave të pjesëmarrësve në trajnim mbi problematikat që hasin ata gjatë procesit të punës.
F. Periudha dhe vendi i trajnimit:
Trajnimi mund të zhvillohet në ambjentet e institucionit por pa cënuar orarin zyrtar të punës ose duke shfrytëzuar në këtë rast hapësirën kohore të destinuar për trajnim. Trajnimet gjithashtu mund të zhvillohen edhe pranë ambjenteve tona pasi disponojmë kushte moderne dhe infrastrukturën e duhur teknologjike dhe mësimore. Frekuenca e zhvillimit të trajnimeve është fleksibël dhe përcaktohet kryesisht nga grafiku i flukseve të punës së institucioneve që dëshirojnë të trajnojnë stafin e tyre. Fillimi i trajnimit është në varësi të kohës së gjykuar si të përshtatshme nga ana e institucioneve të interesuara .

 

Institucionet e interesuara mund të kontaktojnë me ne.
 

Adresa: Rr. Him Kolli, V.23/1 ; Tel: 042242107; mob: 0694097040
www.irisoft.edu.al; e-mail: [email protected]