INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE

Në Institutin e Trajnimeve ‘ISSAT’, do të fillojë në datën 17 Nëntor 2015 Kursi i Trajnimit Profesional: “PËRGATITJA E DOSJES SË TENDERIT”
Lektore: Klodiana Cankja

Trajnimi synon të garantojë të gjithë pjesëmarrësit që:

  • të kenë një zotërim të plotë të rregullave të pёrdorimit tё platformёs elektronike, si dhe të praktikave më të mira në këtë fushë;
  • të njohin dhe kuptojnë terminologjinë, konceptet, parimet ligjore që rregullojnë procedurat e Prokurimit publik elektronik,;
  • të njohin dhe kuptojnë funksionet dhe rolet e përdoruesve në platformën elektronike;
  • të jenë të aftë të përdorin platformën elektronike dhe të aplikojnë nocionet e kërkuara në mënyrë të tillë që të zgjidhin çështje konkrete në këtë fushë.
  • të njohin dhe kuptojnë rëndësinë e aplikimit të Prokurimit elektronik;
  • të gjykojnë dhe vlerësojnë ligjshmërinë e veprimeve në platformën elektronike tё prokurimit publik.

Frekuentimi: e Martë, e Enjte (17.30 – 19.30)

Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.

Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj; pasaporta ose karta e identitetit fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Image

Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]