Shërbime avokatie
Av. Ervin Hajdinaj është diplomuar “Jurist” ne Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës në vitin 2009. Prej vitit 2011, si avokat i licencuar nga Dhoma Kombëtare e Avokateve me licencë nr.4870, vjen pranë Jush duke Ju ofruar ndihmë ligjore në formën e konsulencës juridike, përfaqësimit ligjor pranë gjykatave dhe institucioneve te administratës publike, hartimit te kërkesave, kërkesë-padive, ankimeve, rekurseve, akteve të ndryshme juridike, përpilimit të akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale, hartimit të kontratave dhe marrëveshjeve që synojnë të sjellin pasoja juridike mes palëve.
Bizneset kanë mundësinë për të marrë këshillim profesional në fushën e tatimeve, taksave dhe mbi legjislacionin e sigurimeve shoqërore.
Te huajt, do të marrin konsulencën e nevojshme mbi plotësimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e procedurave për pajisjen me leje qëndrimi, leje pune, bashkim familjar, deri në aplikimin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.
Çështjet civile, tregtare, administrative, të punës, familjare, marrin një trajtim profesional pranë Avokat Ervin Hajdinaj.
Gjate vitit 2013 ka ndjekur trajnimin e Arsimit të Vazhduar Ligjor pranë Dhomës së Avokatisë Fier dhe gjatë vitit 2015 pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.
Është njohës i mire i gjuhës angleze, italiane dhe turke.
Av. Ervin Hajdinaj
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Pallati “Teknoprojekt”, Kulla 2, Kati 7, Ap.30,
Tiranë
[email protected]
Tel: 0692708285
img
img
img img img img img img