ISSAT
Në Institutin “ISSAT” do të fillojë Trajnimi Specializues
“TEKNIK I INDUSTRISË USHQIMORE”.
Lektor: Ermil Sharko
Trajnimi ka si qëllim përgatitjen me njohuri bazë dhe të avancuara teknike në “Industrinë Ushqimore”, konkretisht:
- njohuri mbi Politikat rregullatore të EU-së dhe Standartet Teknike në Industrinë Ushiqmore: ISO:22000, si përmirësim i ISO:9000.
- standartet shqiptare, normat fakultative dhe ato të detyrueshme në to, Siguria Ushqimore.
- praktikat e Sigurisë Ushqimore.
- mikrobiologjinë ushqimore si fokus kryesor i Sigurisë Ushqimore.
Pjesëmarrësit:
- të diplomuarit në profilin ” Kimi dhe Teknologji Ushqimore”
- laburantë të Kimisë Ushqimore
- punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
- punonjës të Ministrisë së Bujqësisë
- punonjës të Ministrisë së Turizimit
- punonjës të Institutit të Higjenës
- punonjës të Institutit të Shëndetit Publik
- drejtues dhe punonjës të kompanive distributore të produkteve ushqimore
- çdo person që është i interesuar për njohuri në fushën e Industrisë Ushqimore.
Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve ” ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 – 20.00)
Dokumentat e nevojshme për regjistrim:
CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto ( formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]
|