Për të gjithë të interesuarit, njoftojmë se kanë filluar rregjistrimet për trajnimin me temë: SISTEMI ONLINE I TATIMEVE DHE DEKLARIMET NE E-FILLING Të gjithë tatimpaguesit kanë detyrim ligjor bashkëveprimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe deklarimin pranë organeve tatimore të veprimtarisë së tyre.Për të bërë të mundur këtë, tashmë ju duhet të përdorni sistemin e deklarimit online apo ndryshe e-shërbimet, të cilat ofrojnë mundësinë e përfitimit të këtij shërbimi nëpërmjet formave elektronike. Këto shërbime janë perfeksionuar dhe tashmë janë kthyer në një rutinë të përditshme të punës së financierëve apo sipërmarresve. Nese ju nuk keni informacionin e duhur mbi procedurën e deklarimeve online, atëhere bëhuni pjesë e trajnimit 2-ditor dhe merrni informacionin e nevojshem teorik dhe praktik në: 1. Hyrja në sistemin e-filling 2. Llogaria ime e-Filling, profili i kompanisë 3. Deklaratat e TVSH (FDP)
4. Deklarata e tatimit të mbajtur në burim
5. Deklarimi i Librave të shitjes dhe blerjes 6. Deklaratat mbi punonjësit
7. Deklarata e tatimit të thjeshtuar të fitimit (biznesi i vogël)/tatim fitimi biznes madh
8. Deklarata individuale vjetore e të ardhurave 9. Kontabiliteti në e-Filling …etj. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij trajnimi. Ju sigurojmë që në përfundim të tij, do të jeni të aftë të aplikoni procedurat e lartëpermendura. Ardex Consulting |