Në datën 23 Shtator 2015 në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi i Avancuar Profesional “FISKALITETI” . Kursi ofron njohuri mbi: Legjislacionin aktual fiskal në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e një Biznesi me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit – QKR, Drejtorinë e Tatimeve, Inspektoriatin e Punës etj, Hapjen dhe Mbylljen e një biznesi, Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, të Drejtat e Detyrimet e një kompanie, Deklarimet Periodike pranë Autoriteteve, etj. Në fund të Trajnimit kursantët do të zotërojnë njohuri të mjaftueshme për të kuptuar: PROGRAMI Ligji i Ri i TVSH – së Objekti dhe fusha e zbatimit; Personat e tatueshëm; Operacionet e tatueshme/furnizimet; Vendi i operacioneve të tatueshme/vendi i furnizimit; Kuadri ligjor i procedurave tatimore; Të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve; Mënyrat alternative të vlerësimit/çmimet e referencës së qirave, doganës shitjet me pakicë; Rimbursimi i TVSH dhe kompensimi i detyrimeve tatimore; pagesa nëpërmjet sistemit të Thesarit; Procedura per klasifikimin e pambledhshëm të një pjese ose gjithë detyrimit tatimor/ borxhi tatimor; Lindja e tatimit/ momenti i furnizimit.; Vlera e Tatueshme; Shkalla Tatimore.; Shërbimi elektronik, E-Taxation; Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore; Procedurat Tatimore Tatimi mbi të Ardhurat Personale/ TAP Dividentët, Interesat nga huat, Të ardhurat nga pronësia intelektuale apo e drejta e autorit; Të ardhurat nga lojrat e fatit, të tjera të ardhura personale, të paparashikuara ndryshe në ligj. Kalimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme:
Tatimi mbi Fitimin Amortizimi; Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat; Llogaritja e kësteve paradhënie dhe korrigjimi i tyre; Përjashtime/ Fondet vullnetare të pensioneve; Tatimi mbi te Ardhurat Kohëzgjatja : 2 javë Frekuentimi: e Hënë, e Mërkurë, e Premte (17:30 – 20:00) Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit. Dokumentat e nevojshme për regjistrim: Cv, Diploma universitare dhe fotokopja e saj, Pasaporta dhe fotokopja e saj, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), Formulari i plotësuar. Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën: |