Logo
 
    Te nderuar zoterinj dhe shoqeri tregetare, pershendetje,
Ju kontaktojme nga ana e Studios Ligjore dhe Fiskale “Inter Legal Albania” me seli ne Tirane, e cila perfshin ne aktivitetin e saj, sherbime per shoqerite tregtare, dhe individe, asistence kontabile dhe financiare, rikuperim borxhesh te prapambetura si dhe transaksione te ndryshme tregetare.
Prej vitesh i ofrojme klienteve tane, konsulence te specializuar per te drejten civile, administrative, tregtare etj, ne anglisht, italisht, gjermanisht dhe sigurisht, ne shqip.
Studio – e perbere nga avokate me eksperience te marre ne vende te ndryshme evropiane, si Italia dhe Gjermania, ku ata kane studiuar dhe punuar – ka themeluar dhe eshte konsulente e shume shoqerive tregtare me kapital te huaj dhe vendas.
Studio, ofron ekspertizen e saj profesionale ne keto fusha:

Sherbime per shoqerite tregetare:

Studio ofron konsulence te specializuar per:

 – Themelimin e te gjitha llojeve te shoqerive te reja sipas legjislacionit ne fuqi;
 – Shtimin dhe zvogelimin e kapitali;
 – Vendime te ndryshme te asamblese se ortakeve;
 – Mosmarreveshje midis ortakeve;
 – Pergjegjesine ndaj veprimeve te administratoreve;
 – Perfaqesimin ne gjykate per mosmarreveshje te ndryshme;
 – Asistence ne lidhje me taksat dhe tatimet si dhe me te drejten doganore.

Asistence kontabile dhe financiare;

Studio kryen te gjitha deklarimet mujore prane organeve tatimore, perllogaritjet e pagave, si dhe te gjitha detyrimet e tjera kontabel dhe financiare sipas legjislacionit ne fuqi per kompanite, duke perfunduar me pergatitjen e bilancit vjetor. Studio i ofron klienteve asistence me ane te nje pakete mujore te ketyre sherbimeve.

Rikuperim borxhesh te prapambetura:

Studio ofron me sukses sherbimin e mbledhjes se borxheve dhe – me avokat te specializuar – siguron mbledhjen (rikuperimin) e borxhit tuaj, brenda kohes me te shkurter te mundshme qe lejon ligji, si per llogari te shoqerive tregtare, ashtu dhe per llogari te personave fizike. Avantazhet e bashkepunimit me ne jane disa dhe po permendim permbledhtazi ato me kryesoret:

– Ne jemi nje grup me avokate te specializuar ne mbledhjen e kredive, qe punojme me profesionalizem dhe me kuote te larte suksesi. Kjo rrit ndjeshem mundesine per te rikuperuar borxhin;
– Ne i japim shume rendesi bashkepunimit me debitorin per mbledhjen e borxhit;
– Çdo rast trajtohet nga ana jone me vemendjen dhe kujdesin e duhur, me qellimin per arritjen e nje rezultati sa me te kenaqshem;
– Studio mund te marre persiper perfaqesimin gjyqesor falas ne rrethana te caktuara. – Kreditori duhet qe te paguaj vetem taksat gjyqesore;
– Ne kerkojme nje perqindje te arsyeshme te borxhit te rikuperuar vetem pasi e kemi mbledhur.

Asistence gjyqesore

Qe nga fillimi i aktivitetit te saj, Studio ka zhvilluar kompetenca te shumta, nga profesioniste te seleksionuar, duke merre persiper detyra dhe funksione te nje spektri te gjere te fushes juridike. Duke pasur eksperiencen e duhur, trajtojme praktika te nje kompleksiteti te veçante ne mosmarreveshje civile, mbledhje borxhesh, mosmarreveshje tregtare, fiskale, doganore, penale dhe administrative ne te gjitha shkallet e gjyqesorit ne Shqiperi.
Studio bashkepunon gjithashtu dhe me partnere te njohur evropian, duke siguruar ne menyren sa me te shpejte te mundshme zgjidhjen e çeshtjeve te ndryshme me kontekst internacional, qe na ngarkohen nga ana e klienteve tane te besuar.

Inter Legal Albania

www.interlegalalbania.com

Email:[email protected]     Phone:+355 (0)4 2207272
Rruga “Jusuf Vrioni” Pall. “Alsion”, Kt. II, Shk II.
Tirana e Re
(Blloku Vasil Shanto) Tirane Shqiperi