image

 
Të nderuar miq,
Siç e dini, më 21 Qershor, zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor, ndaj ju drejtohem me këtë email për të kërkuar mbështetjen tuaj për Partinë Lëvizja e Legalitetit.
E kam parasysh se mund të jeni lodhur ose zhgënjyer nga politika dhe politikanët tanë. Disa prej jush mund të kenë preferenca të ndryshme ose mund të jenë pozicionuar në mbështetje të një subjekti apo kandidati tjetër. Ju lutem që të njiheni edhe me opinionin tonë dhe mos e konsideroni të tepërt këtë email.
Unë kam bindjen se përveç një pakice fanatikësh të verbër dhe qytetaresh të privilegjuar nga lidhjet klienteliste me pushtetet e derisotme, askush në këtë vend nuk është i lumtur me gjendjen e vet dhe të Shqipërisë.
Unë bashkohem me shumicën e qytetarëve që besojnë se çdokush në këtë vend meriton një fat më të mirë. Unë jam i bindur se për ta realizuar këtë është e nevojshme që të ndryshojmë gjendjen e papranueshme ku ndodhemi. Unë jam shpresëplotë se shumica e qytetarëve shqiptarë ndajnë të njëjtin mendim.
PLL ka alternativën e saj dhe ka paraqitur listat e kandidatëve të saj për këshillat bashkiakë. Ftojmë çdo qytetar që të njihet më mirë me programin tonë dhe të japë kontributin e tij për një të ardhme më të mirë duke votuar Partinë Lëvizja e Legalitetit. Sepse ndryshimi i vërtetë dhe i prekshëm fillon nga vetvetja, nga shtëpia jonë, nga lagja jonë, nga Bashkitë tona, për të kaluar nesër edhe më lart.
Shpresoj se PLL do të gëzojë mbështetjen tuaj dhe se do tu sugjeroni familjarëve dhe miqve tuaj që të votojnë Partinë Lëvizja e Legalitetit. Ne ju garantojmë se nuk do t’ju zhgënjejmë!
Ju falenderoj parakrakisht dhe uroj çdo të mirë në jetë.
Miqësisht,
Sulejman Gjana
Kryetar i PLL
 

 

Youtube Video

Sadedin Balla

Sekretar i Përgjithshëm i PLL

Mesazh i PLL per zgjedhjet vendore

Youtube Video

Sulejman Gjana

Kryetar i PLL

Mesazh i PLL per zgjedhjet vendore

 

image