Në Institutin “ISSAT”, në datën 20 Prill 2015 do të fillojë Kursi i Trajnimit Profesional: |
“FIZIOTERAPIA NË PRAKTIKË” |
Trajnimi ka si qëllim të rrisë nivelin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në Fizioterapinë, profesioniste.
Në fokus të Programit të Kursit janë: identifikimi i patologjisë, trajtimi, teknikat dhe metodat e rehabilitimit të pacientit përmes Fizioterapisë. |
|
|
Temat që do të trajtohen në Kurs: |
|
- Roli i Fizioterapisë.
- Llojet e Fizioterapisë.
- Përvetësimi i njohurive bazë mbi sistemin muskulor, kockor dhe nervor.
- Diagnostikimi i patologjive kryesore, trajtimi i patologjive me Fizioterapi dhe rehabilitimi total i pacientit.
- Perfeksionimi i rolit të fizioterapistit në trajtimin e pacientëve.
- Teknikat e rehabilitimit. Zbatimi me përpikmëri i protokolleve të rehabilitimit.
- Ultratingujt në Fizioterapi
- Sistemet e Integruara të Fizioterapisë
- Fizioterapia Klinike në Praktikë
- Shërbimet terapeutike të Fizioterapisë në:
– sistemin kardio-respirator
– geriartri
– reumatologji
– neurologji
– pediatri
– ortopedi- traumatologji
– dëmtime sportive
- Rëndësia e këshillave terapeutike dhe trajtimi sipas rastit
- Ndikimet e Masazhit klasik
- Vlerësimi i pacientëve dhe familjarëve të tyre si partner në kujdesje,
- Ushtrime për trajtimin e aftësisë së kufizuar fizike
|
|
|
- Mjek Fiziatër
- Fizioterapistë në profesion
- Psikomotricien
- Terapist zhvillimi
- Pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor
- Personel i punësuar në qendra ditore zhvillimi
- Studentë të nivelit Master Profesional dhe Shkencor.
- Prindërit, të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.
- Çdo person i interesuar për njohuri në Fizioterapi.
|
|
Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 – 20.00)
Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Adresa : Rruga e Kavajës, Tiranë
Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244 ; [email protected] |
|
|
|