|
Kush jemi |
|
“Klinike Psikoterapie Tiranë” ofron shërbime për individë dhe grupe, për cështje ndërkulturore, coaching për manaxher, punën në grup, ndërmjetësim në konflikt, psikoterapi pozitive dhe terapi e ciftit. Në procesin terapeutik, përdoren metoda dhe instrumenta të orientuara drejt aftësive dhe kombinojmë njohuritë psikologjike rreth ndryshimit. Ne trajtojmë klientë me shqetësime të ndryshme si: crregullimet emocionale dhe psikosomatike, stresi dhe situata të vështira në jetë, sfida për zhvillimin profesional në shkollë dhe në punë, marrëdheniet njerëzore, si dhe konsultim dhe reflektim të përgjithshëm.
Konsideroni Klinike Psikoterapie Tirane, kur të ndiheni të shqetësuar, depresiv apo ne nevoje per ndihme per te manaxhuar kohë të vështira apo situatat e pashpresa. Kontaktoni:
Jetona Myteveli
Ajo është Psikoterapeute e certifikuar nga Akademia Wiesbaden, Gjermani, eshte diplomuar si mjeke si dhe ka një diplomë MA në ekonomi. Ajo ka përvojë të gjerë me më shumë se 15 vjet përvojë pune me organizata ndërkombëtare me fokus edukimin, zhvillimin institucional dhe organizativ. Ajo është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Psikoterapise Pozitive dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Psikoterapise Pozitive. |
|
|
|
|
|