PSIKOTERAPIA POZITIVE |
Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të zhvillohet Kursi i Trajnimit 2-javor “PSIKOTERAPIA POZITIVE”. Data e fillimit: 8 Prill 2015.Kursi i Trajnimit mbi Psikoterapinë Pozitive organizohet me qëllim zhvillimin individual të pjesëmarrësve si dhe përgatitjen e tyre profesionale si Këshillues/Psikoterapeut.Psikoterapia Pozitive është një metodë psikodinamike, e cila bazohet në konceptin se: natyra njerëzore është thelbësisht e mirë dhe orientohet drejt burimeve/ aftësive mendore, shoqërore, shpirtërore dhe fizike të çdo individi. |
|
Kursi do të drejtohet nga Dr. Jetona Myteveli, Diplomuar si Psikoterapeute dhe si Mjeke. Ajo është Çertifikuar “Psikoterapeut Pozitiv” nga Akademia Wiesbaden, Gjermani. Është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Psikoterapisë Pozitive. Drejton Qendrën e Psikoterapisë Pozitive në Tiranë dhe ofron shërbimin e Psikoterapisë Pozitive për individët, (ku përfshihen: menaxhimi i stresit, terapi çifti, ndërmjetësimi deri në zgjidhje të konfliktit) si dhe për ekipet në çështjet ndërkulturore. |
|
Kush mund të përfitojë |
- Studentë apo profesionistë me formim në shkencat humane dhe me interes për t’u bërë Psikologë Këshillues,
- Këshillues për fëmijë e të rinj, Psikologë dhe Këshillues në Familje e në Shkollë,
- Psikologë Klinike,
- Trajnerë, menaxhues konfliktesh ose fusha që lidhen me to, të cilët duan të kenë një gamë të gjerë aftësish praktike bazuar në Teoritë moderne Psikologjike dhe terapeutike
|
Njohuritë që përfitohen |
- Këshillim, Trajtim dhe Psikoterapi për individët, familjet.
- Mbështetje emocionale dhe këshillimore për një shoqëri në tranzicion.
- Menaxhim konflikti në raste të konflikteve individuale, të grupit dhe etnike.
- Parimet e këshillimit të orientuara drejt burimeve .
|
Specializantët do të pajisen me Çertifikatën “ ISSAT” , e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar;Frekuentimi: e Hënë, e Mërkurë, e Premte (17.30 – 19.30);Pagesa e Trajnimit: 15.000 lekë. |
|