Aftësitë e Shitjes në Biznes
Image Si të Zhvillojmë Aftësitë e Shitjes
në Biznes
Trajnim 2 ditor
5 – 6 Shkurt 2015
Phd Cand. Altin Sholla
Ekspert në fushën e ekonomisë dhe te biznesit. Ai ka një eksperiencë 10 vjecare në fushën e shitjes dhe negocimit në sistemin bankar.
Pozicionet e mbuluara jane ato: nga ekspert në shitjen dhe analizën e kredive e deri në pozicione drejtuese dhe manaxheriale me orientim shitjen.
Gjithashtu ai ka shërbyer si trajnues i brëndshem në institucionet ku ka punuar. Qe nga viti 2007 e aktualisht është i angazhuar edhe si Pedagog pranë Fakultetit te Ekonomise (UT) ne fushen manaxheriale. Ai ka realizuar një sërë bashkepunimesh me kompani të mirënjohura në fushën e trajnimeve B2B. (biznes me biznes).

Përshkrimi i Trajnimit

Ky trajnim do t’ju pajisë ju me cilësitë e një shitësi shumë të mirë, duke zhvilluar aftësitë bazë të shitjes si edhe procesin e realizimit me sukses të saj.
Ju do të kuptoni jo vetëm anën racionale të shitjes, por gjithashtu do të bëj të mundur që këto teknika dhe aftësi ti vendosni në vëndin e punës.

Ky trajnim ofron të dyja anët e ekuacionit:
1. Proçesin e shitjes që do t’ju ndihmojë se si të manaxhoni kohën dhe territorin tuaj në mënyrë sa më produktive, si të gjeneroni më shumë shitje dhe se si të gjëndeni përpara një konsumatori potencial.
2. Mënyren se si ju duhet të komunikoni me klientin, si ju të prezantoni veten tuaj, dhe si të afroheni kundrejt blerësit, të cilat janë po aq të rëndësishme sa edhe përfitimet e produkt/shërbimit që ju ofroni.

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të aftësohen:

  • Si të aplikojnë proçesin e shitjes;
  • Si të jenë konfident dhe si të përdorin në mënyrë të zgjuar referimet;
  • Si të përçojnë besim dhe të ndërtojnë pyetjet e duhura;
  • Si të influencojnë bisedën që të arrijmë në përfundime të kënaqëshme për të dy palët;
  • Si të ndjekin shitjen për më shumë biznes;
  • Si të manaxhojnë në mënyrë profesionale klientët e vështirë;
  • Si të vetëmotivohen;
Vetëm 55 €
Audienca
Të gjithë të interesuarit
Kohezgjatja
2 ditë
Ora 17:00 – 20:00
Niveli
Fillestar – Mesëm
Kontaktoni me ne:
[email protected]
+355 69 89 70 926 www.abctrainings.comVendi i trajnimit:
Hotel Doro City pranë Zogut të Zi, Tiranë.
Formulari i aplikimit:
Shkarkojeni ketu