Logo ISSAT

INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË
INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE

Kursi i Trajnimit Pasuniversitar (4 – javor): MENAXHIM PROJEKTESH”

Ju njoftojmë se në datën 15 Janar 2014  në Institucionin e Arsimit të Lartë ISSAT do të fillojë Kursi i Trajnimit Pasuniversitar  “MENAXHIM PROJEKTESH“ (Identifikimi dhe hartimi i projektit, Palët e interesuara, kërkimet. Analiza e objektivave dhe strategjive. Planifikimi, formati, terminologjia dhe proçesi i përgatitjes; Monitorimi dhe kontrolli i zbatueshmërisë së projektit. Vlerësimi dhe përfundimi i projektit.)

Kursi u drejtohet të gjithë personat që kanë përfunduar studimet universitare në degët : Ekonomik, Financë, Inxhinieri, Juridik, Shkenca Politike etj.

Kursi do të drejtohet nga: Prof. Dr. Ermelinda MEKSI

Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit ISSAT, e cila ështe e njohur nga Ministria e Punëve Sociale dhe Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës.

Kohëzgjatja e kursit: 4 javë; Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 – 19.30)

Pagesa e kursit: 20.000 lekë te reja (mund kryhet në dy pjesë).

Dokumentat e nevojshme për regjistrim:

Cv,
Diploma universitare dhe fotokopja e saj, Pasaporta dhe fotokopja e
saj, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), Formulari i plotësuar.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 20 27 283;
www.issatinstitute.com | [email protected]

ISSAT Foto