IKM

IKM njofton të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në Provimet e Aftësive Profesionale për Kontabilist të Miratuar, fillimin e trajnimeve për Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si pjesë e kërkesave për Hyrjen në Profesion.

Kandidatët për KM duhet të ndjekin trajnimet e Hyrjes në Profesion në fushën e Standardeve Kombëtare Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, të organizuar nga një Organizatat Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohura nga BMP, në të cilën individi duhet të anëtarësohet.

› Shikoni programin

Kriteret për të marrë pjesë në trajnim:

1 Anëtarësimi në një Organizatë Profesionale të Kontabilistëve të Miratuar të njohur nga BMP (Organizatat e njohura http://www.bmp.al/ikm/). Nëse jeni të regjistruar si kandidat kaloni te Pika 2.

Për t’u anëtarësuar në IKM duhet të plotësoni dokumentacionin e listuar në seksionin Anëtarësia > Anëtarësimi – Kandidat për Kontabilist të Miratuar (https://www.ikm.org.al/kandidatet-per-km/).

Regjistrimi si kandidat do të kryhet nëpërmjet Formularit të regjistrimit, i cili mund të gjendet në linkun https://ikm.org.al/regjistrim-kandidat-kontabilist-i-miratuar/

2 Pagesa e Tarifës së trajnimit.

Llogaritë bankare mund t’i gjeni në Linkun https://www.ikm.org.al/kontakt/

3 Plotësimi i Formularit të Regjistrimit për trajnimin. Formularin e regjistrimit mund ta aksesoni ketu: https://ikm.org.al/regjistrim-trajnimi-i-hyrjes-ne-profesion/

Regjistrimet janë të hapura deri më datën 28 Janar 2021.

Për çdo informacion ne lidhje me regjistrimin dhe pjesëmarrjen ne trajnim
kontaktoni ne adresën: [email protected]
ose me telefon në sekretarinë e IKM Tel: 04 234 7585 Cel: 069 480 0551