Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka folur me tone mjaft të forta sot në sallën e Kuvendit, ndërsa në qendër të fjalës së tij ishin ish-sigurimsat e diktaturës.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Murrizi tha se janë me qindra ish-oficerë të Sigurimit, të punësuar në Ministrinë e Brendshme.
“Shqiptarët boll janë mashtruar nga postkomunistët. Në Ministrinë e Brendshme janë të punësuar 234 oficere të ish Sigurimit të Shtetit. Si mundet që Instituti të jetë me duar të zgjidhura dhe të ketë informacion mbi të gjithë dokumentet e ish-sigurimit?
LEXO EDHE: Blushi i tregon një gjëegjëzë me mace Braçes/ Pres përgjigjen
Edhe në DSIK që lëshon certifikata sigurie për gjyqtarët, ai që lëshon çertifikatat në fakt është Mark Ndreca, një ish-oficer famëkeq. Janë këta që vendosin për fatin tonë.”-tha ndër të tjera Murrizi.