cna

Në dy ditë rradhazi, CNA.al ka sjellë një investigim të plotë në lidhje me një transaksion shit-blerjesh në Shqipëri, të një kompanie në pronësi të pronarëve të Top Channel, Valtelina sh.p.k. e cila ka shitur 51% të kuotave tek një kompani blullgare, e quajtur EM Capital Group AD, një shumë prej rreth 2.2 milion dollarë.

Me dokumenta ekskluzive, CNA.al (kliko këtu), tregoi se kompania bullgare kishte për pronarë tre persona, Klodian Zoton, Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi, dhe Mirel (Klodian) Mërtirin.

Kjo kompani e krijuar në Bullgari është rasti që tregon qartë sesi drejtori i një televizioni, i quajtur Ben Blushi, një ish-politikan, lidhet direkt me pronarët e një kompanie të shumë akuzuar në Shqipëri, por edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha e cila ka shitur aksionet tek kjo firmë.

Një konçesion, i cili është quajtur një aferë korruptive e qeverisë, kjo jo vetëm nga opozita, por edhe nga mediat. Raportimet e gazetarëve flasin për të paktën 47 milionë euro të paguara nga qeveria për kompaninë e inceneratroreve, ITS. Kjo kompani në Shqipëri është një subjekt, e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ky i fundit perdor dhe emrin Klodian.

Skandali i Top Channel

Top Channel në gati dy vite, menjëherë sapo ka shkuar Ben Blushi drejtor ka marrë “shpatën” në mbrojtje të inceneratorëve dhe gjoja në emër të kauzave sociale dhe në mbrojtje të qytetarëve, ka përgatitur dhjetëra kronika në Porto Romano të Durrësit, të cilat në fakt kanë pasur një tjetër qëllim. Pra jo për qytetarët por për firmën që më pas do blinte jo pak por 2.2 milionë dollarë aksione nga pronarja e Top Channel në një tjetër kompani të saj.

Faktet flasin vetë. Kompania në Bullgari, EM Kapital Grup AD, në datën 25 nëntor ka ardhur në Tiranë nëpërmjet drejtorit të saj David Ujait dhe nëpërmjet një shumë prej 2.2 milion dollarësh ka blerë kompaninë Valtelina, një nga kompanitë lider në tregun e kafesë, e cila është edhe mbajtësja e emrit tregtar dhe Brandit Lori Kafe. E cila ka pasur për pronar të ndjerin Dritan Hoxha dhe më pas trashëgimtarët e tij.

Sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës së shitjes të siguruar nga CNA.al (kliko këtu) del se kompania bullgare me tre pronarë, dy ata të inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit, kanë blerë Lori Kafenë dhe në dokumentat e QKR-së, kontrata e shitjes paraqet të gjitha të dhënat për palën shitëse e cila është Vjollca Hoxha, Lorena Hoxha, Redia Hoxha dhe Sara Hoxha, në emër të të cilëve ka firmosur Vjollca Hoxha.

Ndërsa për kompaninë EM Capital Grup AD ka firmosur drejtori David Ujait.

Gjithçka është bërë në prani edhe të noteres Majlinda Demollari.

LEXO EDHE:  Do udhëtoni me avion?!/Rama jep një lajm të madh për qytetarët

Pra, pronarët e inceneratorëve krijojnë një kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit. Kompania vjen në Tiranë dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina SHPK, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët janë të njëjtët pronarë të Top Channel dhe të disa kompanive të tjera të trashëguara nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Skema është e qartë. Nga kompania e inceneratorëve, nga Shqipëria shkohet në Bullgari. Në Bullgari kemi një kompani ku futet dhe gruaja e Ben Blushit, ky i fundit drejtor i Top Channel. Më pas gruaja e Ben Blushit, bashkë me dy pronarët e inceneratorëve, të koncesionit të aq akuzuar nga opozita dhe mediat, blejnë kompaninë që ka të njëjtët pronarë me Top Channel. Simbolin e Top Channel. Simbolin e kafesë, Lori Kafe.

Kjo është një skemë e qartë të cilën më sipër ua treguam me dokumenta dhe më poshtë po sjellim një foto, ku kemi ndërtuar në radhë personazhet e përfshira në të gjithë këtë histori. E cila duket se mban erë shumë të keqe.

Është rasti më flagrant, ku pronarët e një kompanie të shumë akuzuar, e cila merr para nga qeveria, dhe është quajtur një korrupsion i qeverisë, shkojnë dhe paguajnë pronarët e Top Channel. Jo direkt në televizion, por nëpërmjet një kompanie të dytë, që ata kanë në pronësi. Dhe është rasti kur Vjollca Hoxha, edhe pse ka firmosur shitjen e 51% të askioneve tek EM Capital Group AD, ka qëndruar vetë administratore e Valtelina shpk. Pra, kompanisë që ka Lori Kafe.

Megjithëse ka shitur shumicën e aksioneve, pra aksionet kontrolluese, Zonja Hoxha ka qëndruar vetë administratore.

Ky është një rast ku qartazi shteti shqiptar jep një koncesion inceneratorësh disa qindra milion euro. Më pas këta pronarë shkojnë dhe hapin një kompani me gruan e drejtorit të një televizioni dhe më pas gruaja e drejtorit të televizionit megjithë pronarët e inceneratorëve, nga Bullgaria vjen në Shqipëri, dhe blen një kompani e cila është në pronësi të të njëjtëve pronarë, që kanë Top Channel, ku është drejtor Ben Blushi.

Televizioni kombëtar Top Channel e ka “shpërblyer” gjithçka me propagandë ndaj qerverisë dhe bashkisë Tiranë. Një televizion, i cili në dy vite nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka mbrojtur koncesionin e inceneratorëve, aq shumë i akuzuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga opozita.

Iso edhe ndaj qeverisë që ka dhënë konçesionin, iso ndaj bashkisë Tiranë, që ka marrëdhënien zyrtare me firmën për inceneratorin dhe landfillin e Sharrës./ CNA.al