image
image

Super ofertë për C 200 d: 40 000 € dhe 5 vite garanci.

Tani është momenti më i mirë për të ndryshuar gjërat dhe për të përfituar nga oferta dhe mundësitë fantastike! C 200 diesel në ngjyrë të bardhë dhe stilim standard, prodhim i 2019 dhe me 0 km, e përfitoni në ofertë për 40 000 Euro (përfshirë targa dhe TVSH) dhe mund të kurseni 10 940 Euro. Përveç, çmimit fantastik dhe garancisë 2-vjeçare të prodhuesit, ne ju dhurojmë dhe 3 vite garanci shtesë. Oferta përfshin edhe mundësinë vlerësimit të makinës së klientit (pavarësisht markës dhe modelit). Klienti, sipas dëshirës, mund të shkëmbejë automjetin e tij ekzistues. Mjafton të jetë e targuar dhe të mos ketë detyrime të mbartura. Mund të sillni makinën tuaj të vjetër dhe automatikisht mund të përfitoni zbritje të vlerës së mjetit tuaj.

image

C-Class i ri; Përmirësimi nuk njeh kufij

C-Class është modeli më i pëlqyer dhe me i shitur i Mercedes-Benz dhe shquhet për format dhe dimensionet perfekte, komoditetin dhe luksin e interiorit, detaje që janë përmirësuar në maksimum në modelin e fundit. Moderi i ri C-Class (facelift) është përshtatur totalisht dizajnin e ri dhe modern të Mercedes-Benz, me linja sportive dhe interior luksoz. Arkitektura elektronike është tërësisht e re dhe përfshin gjeneratën më të fundit të MBUX-Mercedes-Benz User Experience, sistemet më moderne të asitencës dhe sigurisht me hapësira të bollshme dhe komoditet maksimal. Modelet C-Class në ofertë janë të pajisur me motorë të rinj 200 diesel, të cilët janë më të fuqishëm dhe më efikasë. Ndërsa konsumi i karburantit është reduktuar ndjeshëm në vetëm 4,5-4,1 litra/100 km.

Me shume info
image

Interiori: Elegancë, prestigj dhe luks

Interiori i C-Class të ri është një kënaqësi me vete, një kombinim fantastik i sensuales me sportiven. Materiale të cilësisë superiore, saktësi precize e përpunimit të materialeve dhe shumë elementë të tjerë, të japin një ndjesi fantastike, të njëjtë me atë të modeleve S-Class. Hapësira e bollshme është një tregues i luksit modern në modelet C-Class. Arkitektura sportive është adoptuar me mjeshtëri me pamjen e re të panelit; butonë me prekje dhe timoni i ri i rikonceptuar totalisht, paneli tërësisht digjital dhe ekranë më të mëdhenj, përfshirë dhe sistemin multimedial të gjeneratës së më të fundit dhe shumë risi të tjera…

Me shume info
image

Financim deri në 90 % të vlerë së mjetit

Për ta bërë sa më të prekshëm për të gjithë ardhuruesit e modelit më të pëlqyer të Mercedes-Benz, ofertat fantastike dhe garancia 5-vjeçare shoqërohet dhe me disa paketa fantastike financimi, të cilat mund të përshtaten sipas dëshirës dhe nevojave tuaja. Mundësitë e financimit për modelin C-Class në ofertë përfshijnë financim deri në 90 % të vlerës së mjetit për një periudhë që varion nga 1 deri në 6 vite, me vetëm 3.9 % interes. Pra, shuma e parapagimit fillon nga 10 % e vlerës së mjetit. Paketat e financimit përfshijnë dhe mundësi shlyerjeje me tri këste dhe shumë avantazhe të tjera…

Me shume info