image
image

GLE e re: Më e mira në llojin e saj.

Forma më madhështore e suksesit. Në një dimension krejtësisht të ri. Ikona e modeleve SUV vjen e transformuar rrënjësisht në pjesën e jashtme dhe atë të brendshme. Interiori është një kombinim elegant i luksit dhe materialeve të cilësisë superiore, është i pajisur me gjeneratën e fundit të MBUX – Mercedes-Benz User Experience për më shumë siguri, ndërsa hapësirat e bollshme ofrojnë komoditet mbresëlënës. Modelin e ri GLE e gjeni në showroomin tonë në ngjyra dhe opsione të ndryshme; më shumë mundësi zgjedhjeje me çmimet më konkuruese në treg, mundësi financimi deri në 80% të vlerës së mjetit, normë interesi 4% për një periudhë deri në 72 muaj, vlerësim i mjetit tuaj, pavarësisht markës apo modelit, si dhe shumë avantazhe të tjera. Zbuloni gjithçka rreth modelit të ri Mercedes-Benz GLE.

image

Dizajni i jashtëm;
Fuqi e gjithanshme.

Madhështia e saj nuk është ajo që shikoni. Është ajo që ju prekni, provoni dhe përjetoni. Vështirë të ketë një model tjetër që unifikon kaq mjeshtërisht fuqinë, elegancën dhe teknologjinë e fjalës së fundit, të gjitha në një model. Proporcionet dhe dizajni modern i GLE-së së re, format e saj muskuloze dhe linjat e pastra, nuk lënë asnjë dyshim dhe e bëjnë atë një zgjedhje të veçantë. Një model i krijuar për të zgjuar në maksimum dëshirën për më shumë fuqi dhe më shumë prezencë. GLE e re karakterizohet për një bukuri unike, një kombinim fantastik i madhështisë me teknologjinë dhe materialet e cilësisë superiore, dhe një përzgjedhje e kujdesshme e gjithçkaje të rëndësishme për ju. Luksi modern dhe prezenca e fuqishme e modelit të ri GLE është përshtatur mjeshtërisht për çdo terren. Mjafton një hap pas për të shijuar në maksimum madhështinë e modelit të ri GLE.

Me shume info
image

Interiori:
Elegancë, luks dhe fuqi.

Forca e vërtetë e GLE-së së re ndihet në interiorin e saj. Interiori vjen me risi të shumta; më shumë hapësirë dhe komoditet maksimal. GLE e re është e pajisur me dy ekranë FULL HD 31.2 cm (12.3 inç), të kombinuara në një dizajn elegant. Ndriçimi i brendshëm ofron një shumëllojshmëri ngjyrash dhe tonalitetesh (64 tonalitete të ndryshme) dhe mund të personalizohet sipas dëshirës. Konsola qëndrore e GLE vjen me një dizajn elegant, intuitive dhe shumë praktike. GLE e re është e pajisur me sistemin më të fundit MBUX – Mercedes-Benz User Experience. Me komandën “Hej Mercedes”, mund të kryeni një sërë funksionesh. Modelet e reja të GLE-së janë të pajisura dhe me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit; Intelligent Drive dhe paketën e Asistetit të Drejtimit. Sigurisht, elementi më kryesor është rikonceptimi i optimizuar i hapësirës së brendshme, në pjesën e përparme në zonën e pasagjerit dhe shoferit, në pjesën e pasme të pasagjerëve dhe në pjesën e sipërme.

Me shume info
image

Financim deri në 80 % të shumës dhe vlerësim i mjetit të klientit.

Përveç risive teknologjike dhe mundësive për blerje direkte, modelet e reja janë gjendje në showroomin tonë në ngjyra dhe opsione të ndryshme. GLE e re shoqërohet dhe me disa paketa fantastike financimi dhe shumë lehtësira të tjera. Mundësitë e financimit për modelin e ri GLE përfshijnë financim deri në 80% të vlerës së mjetit, për një periudhë që varion nga 1 deri në 6 vite, me vetëm 4% interes. Pra, shuma e parapagimit fillon nga 20% e vlerës së mjetit, dhe mund të përshtatet sipas preferencave dhe mundësive tuaja. Paketat e financimit gjithashtu përfshijnë dhe mundësinë e vlerësimit të mjetit tuaj, pavarësisht markës apo modelit të mjetit. Ne vlerësojmë mjetin tuaj të çdo modeli apo marke dhe ju mund të plotësoni diferencën dhe të zgjidhni një prej paketave të financimit. Për këto dhe shumë arsye të tjera vizitoni showroomin tonë për të mësuar më shumë rreth ofertave për secilin model…

Me shume info