Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se administratës nuk do t’i mbahet nga rroga asnjë lekë për të shkuar për fondet e të prekurve nga tërmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi e akuzon Ramën për mashtrim, ndërsa publikon edhe një vendim ku thuhet se si jepet urdhër drejtorisë së policisë së Shkodrës që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti.

Sipas Vokshit, interesi kryesor i kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndërtimi.

“Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.

LEXO EDHE:  Protesta e banorëve të Astirit/ Çfarë paralajmëron Rama

Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhrin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.
Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndërtimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin për shtëpitë e pallatet.”-shkruan Vokshi./ CNA.al