Aplikacionet për klasat 2, 3, 4, 5 të shkollës 9-vjeçare, përbëhen nga teste, pyetje me përgjigje të shumëfishtë, për çdo temë mësimore.
Të vlefshme për nxënësit, mësuesit e prindërit, e jo
vetëm, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e
diasporë për të gjitha javët e vitit shkollor sipas programit të
miratuar nga Ministria e Arsimit.
Aplikacionet
janë tashmë të publikuara në Play Store (për
telefonat/tabletat me sistemin operativ Android, së shpejti
edhe për iOS (iPhone/iPad)
.

Testet e këtyre aplikacioneve janë shkallë të sigurta, për fletët e reja të vlerësimit të kompetencave në situata të ngjashme për rritjen e njohurive të qëndrueshme.

Duke
përmirësuar të nxënit afatgjatë nxënësi ecën, ngjitet pa stres tek
testet që zhvillohen pas 25-30 orëve, tremujore, tek ato semestrale e
përfundimtare për të gjithë lëndën, të realizuara nga çfarëdo niveli
kontrollues.

  • Mjet didaktik për dijen digjitale,
    shoqëron mësimin e zhvilluar në klasë duke realizuar kompetencën e të
    nxënit afatgjatë tërësisht.
  • Përvoja e kënaqshme që fitohet nga realizimi,
    dialogu i zgjidhjes së suksesshme e bën nxënësin të mësojë në mënyrë
    efikase, ta ruajë më gjatë njohuritë gjuhësore nëpërmjet këtij mjeti
    didaktik.
  • Aftësim, efekt, dhe gatishmëri për matjen e njohurive për klasën e katërt të arsimit 9-vjeçar.
  • Përmirëson të nxënit afatgjatë për rritjen e
    njohurive të qëndrueshme të orëve: flasim, shkruajmë, njohuri për
    gjuhën, drejtshkrim.

Lutemi për çdo sugjerim apo pyetje kontaktoni me Autorin, Prof.dr. Nexhip Mërkuri në adresën: [email protected]