Trajnime ekzekutive në burime njerëzore

Instituti i Trajnimit dhe Formimit Profesional “ARDEX-CONSULTING”, licensuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit (QKL) dhe me programe të miratuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, inicion trajnimet me temat e mëposhtme:

Procedurat e punësimit

Procedurat e punësimit, lidhja dhe manaxhimi i kontratës me punonjësit, përcaktohen jo vetëm nga politikat e kompanive por mbi të gjitha bazohen dhe përcaktohen nga kuadri ligjor. Për këtë arsye, është e nevojshme që stafi i burimeve njerëzore të njohë kërkesa në fuqi dhe t’i implementojë ato, në mënyrë që të garantojë mirëfunksionimin e organizatës.

Trajnimi “Procedurat e punësimit” ka si qëllim njohjen dhe aftësimin e pjesëmarrësve në aplikimin e procedurave si:

  • lidhja e kontratës së punës dhe menaxhimi i saj;
  • deklarimi fillestar pranë Drejtorisë së Tatimeve dhe Zyrës së Punës;
  • deklarimet periodike; plotësimi dhe menaxhimi i dosjes së punonjësve.

Afati i mbylljes së aplikimit: 25 Shtator 2019

Për të aplikuar në këtë trajnim, lutemi shkarkoni formularin e mëposhtëm.dhe pasi ta plotësoni, na e dërgoni me email.

Formulari i aplikimit.doc

 

Vlerësimi i performancës

Vlerësimi i performancës dhe kontributit të çdo punonjësi është një nga proceset e punës që duhet të ekzekutohet nga Specialistët e burime njerëzore. Ngritja e sistemeve formale për vlerësimin e performancës së stafit, që janë të lidhur me aktivitetin e organizatës, të zbatueshme dhe të qendrueshme në kohë, padyshim është një nga sfidat e profesionistëve të kësaj fushe

Ky trajnim synon të njohë dhe aftësojë pjesëmarrësit me të gjithë komponentët e një sistemi formal të vlerësimit të performancës, përfshirë:

  • vendosjen e kritereve të përshtatshme;
  • përcaktimin e matësve dhe normave për çdo kriter;
    metodat më të aplikuara për vlerësim, përfshirë metodën 360o;
  • hartimin e një formulari vlerësimi dhe aplikimi i tij; raporti
  • ivlerësimit të performancës dhe procesi i komunikimit të rezultateve.

Afati i mbylljes së aplikimit: 25 Shtator 2019

Për të aplikuar në këtë trajnim, lutemi shkarkoni formularin e mëposhtëm.dhe pasi ta plotësoni, na e dërgoni me email.

Formulari i aplikimit.doc

 

Ardex Consulting

Adresa: Rruga Ibrahim Rrugova, Kompleksi Green Park, H.8, Ap 22, kati VI, Tiranë

Tel: 0676053887

[email protected] – ardexconsulting.com