Instituti i Trajnimit dhe Formimit Profesional
“ARDEX-CONSULTING”

Licensuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit (QKL) dhe me programe të miratuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, inicion Trajnimet Afatshkurtra me temë:

 

1. Specialist Rekrutimi

image

Burimet Njerëzore, janë kapaciteti dhe energjia humane, të cilat bëjnë të mundur funksionimin e një organizate. Punësimi i stafit kompetent dhe pozicionimi i tyre në organizatë, është aktiviteti më i rëndësishëm i ciklit të manaxhimit të burimeve njerëzore.

 

Ky trajnim, synon të aftësojë pjesëmarrësit me procesin e rekrutim – seleksionimit, ku përfshihen:

  • Procedura e shpalljes së vendit vakant;
  • Burimet dhe metodat për tërheqjen e kandidatëve potencial;
  • Procedura e shqyrtimit të aplikimeve dhe krijimi i databazës;
  • Teknikat e seleksionimit;
  • Intervistimi dhe përzgjedhja e kandidatit

Data e Trajnimit: 3 – 5 Qershor 2019.

Afati i mbylljes së aplikimit data: 31 Maj 2019.

Programi i Trajnimit 1

 

2. Specialist për Payroll

image

Përputhshmëria e aktivitetit të manaxhimit të burimeve njerëzore me kërkesat e institucioneve shtetërore dhe legjislacionin në fuqi, është një funksion i rëndësishëm i departamentit të burimeve njerëzore. :

Ky trajnim synon të njohë pjesëmarrësit si dhe t’i aftësojë ata në:

  • Procedurat dhe afatet e deklarimit në Institucionet shtetërore si Tatime apo Zyra e Punës;
  • Përllogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore & shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat (TAP) si dhe hartimin e listpagesës;
  • Deklarimin e listpagesës në sistemin e-Filing (tatime).

Data e Trajnimit: 6 – 7 Qershor 2019

Afati i mbylljes së aplikimit është data 05 Qershor 2019.

Programi i Trajnimit 2

 

Ndërto karrierën tënde duke u bërë pjesë e trajnimeve tona!

Për informacion më të detajuar, lutemi shkarkoni programet.

Për regjistrim ju mund të plotësoni Formularin e Aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni këtu

 

Ardex-Consulting

Kontakte
0676053887
Facebook | Insragram | www.ardexconsulting.com | [email protected]
Adresa: Rruga Ibrahim Rrugova, Kompleksi Green Park, H.8, Ap 22, kati VI, Tiranë