image-il-gusto

IL GUSTO RISTORANTE

Ju ftojmë që këtë dhjetor ta kaloni në il Gusto Ristorante.

Jemi në dispozicionin tuaj për organizimin e festave të fundvitit. Për kompanitë që organizojnë në këto ditë dreka dhe darka mes tyre por, edhe për familjet dhe miqtë.

Menutë që shihni bashkangjitur janë përgatitur enkas për këto ditë festash. Në to përfshihet gjithçka që i duhet një darke të bollshme dhe çmimet janë super ekonomike. Por për të gjithë ju që doni menu të personalizuara, ne jemi aty për ta realizuar atë sipas dëshirës dhe buxhetit tuaj.

Darka e Krishtlindjes në 24 Dhjetor, ora 20:00 vjen me një organizim elegant dhe plot shije në il Gusto. Muzika Live me këngëtarët e talentuar Wendi Macaku dhe Edmont Mancaku, do ju shoqërojë për gjatë gjithë mbrëmjes. Rezervoni sa më herët për të siguruar tavolinën tuaj festive.

Festat kanë vetëm një emër: il Gusto!

image
image

 

image-bistro

IL GUSTO BISTRO

il Gusto Bistro është një degë e rëndësishme e il Gusto Ristorante. Ndodhet në fillim të Rrugës së Kavajës prapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve.

Një nga sekretet e Bistros është se këtu gjithçka është SHPEJT, MIRË, LIRË

il Gusto Bistro është restoranti ku mund të festoni në këtë dhjetor. Kompanitë e ndryshme janë të ftuar të na kontaktojnë për të organizuar festën me kolegët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Për një menu të pasur dhe me çmime ekonomike zgjidhni il Gusto Bistro.

Darka e Krishtlindjes në Bistro do të jetë speciale tek ne. Ambienti i ngrohtë, menuja e pasur dhe e bollshme, muzika me DJ do e bëjnë këtë festë për ju dhe familjen tuaj të paharrueshme.

Mos u ndjeni të kufizuar pasi në Bistro ofrojmë organizime festash deri në 80 persona me muzikë live dhe Dj. Për detaje të tjera kontaktoni me ne.

image
image

Oferta fantastike për organizimet e drekave dhe darkave
me kolegët, miqtë dhe familjen.

Festoni tek ne
festat e fundvitit!