Aftësimi juaj do te jete i përgjithshëm duke prekur Kushtetutën e Shqipërisë, aktet për hapjen e shoqërive te ndryshme ekonomike, te OJF-ve, partive politike etj. si dhe procedurat qe duhen ndjekur ne hapjen e këtyre subjekteve juridike, aplikimi për licenca, procedurat e koncesioneve hartimi i kërkese padive dhe depozitimi pranë gjykatave, kodi zgjedhor, pjesëmarrja ne zgjedhje, KQZ-ja, kolegji zgjedhor dhe referendumet, kodi i procedurave administrative, kodi i familjes kodi rrugor, kodi penal dhe kodi i procedurave penale, kodi civil dhe kodi i procedurave civile, kontratat e blerjeve, shitjeve, përdorim, procedurat për regjistrimet dhe mbarëvajtjen e patentave, markave dhe shpikjeve industriale, kontratat e huas, kontratat bankare dhe institucioneve bankare, kodi i punës, kontratat e punës, te drejtat dhe detyrimet, praktikë juridike, etj
Të gjitha tematikat që do kapen në shqyrtim do trajnohen në anën e tyre praktike. Pedagogët qe do ju japin mësim janë nga më të përgatiturit dhe liderë në fushën e tyre, me grada shkencore por dhe profesionist në fushën përkatëse. |