ISSAT
Në Institutin ‘ ISSAT ‘, në datën 6 Nëntor 2015 do të fillojë Trajnimi Profesional: “FIZIOTERAPIA, ROLI I SAJ NË REHABILITIMIN E PACIENTËVE”.
Trajnimi ka si qëllim të rrisë nivelin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në Fizioterapinë profesioniste.
Në fokus të Programit të Trajnimit janë: identifikimi i patologjisë, trajtimi, teknikat dhe metodat e rehabilitimit të pacientit përmes Fizioterapisë.
Përmbajtja Tematike e Trajnimit
- Roli i Fizioterapisë.
- Llojet e Fizioterapisë.
- Përvetësimi i njohurive bazë mbi sistemin muskulor, kockor dhe nervor.
- Diagnostikimi i patologjive kryesore, trajtimi i patologjive me Fizioterapi dhe rehabilitimi total i pacientit.
- Perfeksionimi i rolit të fizioterapistit në trajtimin e pacientëve.
- Teknikat e rehabilitimit. Zbatimi me përpikmëri i protokolleve të rehabilitimit.
- Ultratingujt në Fizioterapi
- Sistemet e Integruara të Fizioterapisë
- Fizioterapia Klinike në Praktikë
- Shërbimet terapeutike të Fizioterapisë.
- Rëndësia e këshillave terapeutike dhe trajtimi sipas rastit
- Ushtrime për trajtimin e aftësisë së kufizuar fizike
Trajnimi i adresohet:
- Mjek Fiziatër
- Fizioterapistë në profesion
- Psikomotricien
- Terapist zhvillimi
- Pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor
- Personel i punësuar në qendra ditore zhvillimi
- Studentë të nivelit Master Profesional dhe Shkencor.
- Prindërit, të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.
- Çdo person i interesuar për njohuri në Fizioterapi.
Frekuentimi: e Hënë, e Mërkurë, e Premte (17:30 – 20:00)
Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën (24 kredite) e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ISSAT”, e cila është e njohur nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim – Ministria e Shëndetësisë.
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta ose karta e identitetit fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]
|