Logo ISSAT

INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE

Ju njoftojmë se në datën 30 Tetor 2015, në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi i Avancuar Profesional: “KUALIFIKIMI I PUNONJËSVE SOCIALË PËR FËMIJËT AUTIKË”.

Qëllimi i Trajnimit është: Ofrimi i njohurive të thelluara rreth Autizmit dhe forcimi i rolit të punonjësit social si pikë kyçe në procesin e vlerësimit dhe trajtimit të rastit.

Ndër Objektivat e Trajnimit janë: njohja e çrregullimit si nosologji; identifikimi i Simptomave; njohja e parimeve të punës në grup, në ekipin multidisiplinar; njohja e parimeve të ndërhyrjes; njohja e strukturave që ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm dhe legjislacioni në fuqi.

Trajnimi synon pjesëmarrje interaktive nëpërmjet paraqitjes së rasteve teorike, si dhe sjelljen e shembujve konkrete për diskutimin klinik.

Programi i Trajnimit do të përmbajë dhe trajtojë:

  • Autizmi si çrregullim i përhapur i zhvillimit, përkufizime, të dhënat epidemiologjike, klasifikimi.
  • Etiologjitë e Autizmit dhe spektri klinik i tij.
  • Gjuha dhe paragjuha në autizëm.
  • Vlerësimi klinik dhe diagnostifikimi.
  • Ekzaminimet kliniko-laboratorike, neoroimazherike dhe ekzaminimet plotësuese në autizëm.
  • Shenjat e interesimit në autizëm dhe evolucioni klinik i tyre gjatë fëmijerisë
  • Sëmundjet bashkëshoqëruese në Autizëm.
  • Llojet e ndërhyrjeve. Llojet e e terapive.”Caregiver-s”dhe shërbimet.
  • Roli i punonjësit social në trajtimin e Autizmit.
  • Roli i prindit në diagnostifikimin e hershëm dhe trajtimin.
  • Të dhënat mbi legjislaclonin shqiptar për fëmijet me autizëm.
  • Kërkimet në Autizëm.

Pjesëmarrësit:

  • Psikologë klinikë
  • Punonjës socialë
  • Mjekë familjeje
  • Logopedë
  • Punonjës të Edukimit Parashkollor.
  • Punonjës arsimorë të Ciklit të ulët
  • Studente të nivelit MA Profesional dhe Shkencor
  • Prindër

Kohëzgjatja: 2 javë

Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 – 20.00)

Image

Specializantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN e Institutit “ ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rruga e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]