ISSAT
Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi Profesional “KONTABILITET PRAKTIK – FINANCA 5”
Data e fillimit: 20 Tetor 2015
Trajnimi ka si qëllim krijimin e aftësisë profesionale dhe praktike në lidhje me mbajtjen e kontabilitetit në tërësi ose pjesërisht, në forma të ndryshme biznesi, konform ligjeve në fuqi, përshtatur me standartet kombëtare të kontabilitetit.
Përmbledhja Tematike
- Njohja e dokumentacionit vërtetues ligjor për çdo veprim ekonomik , bazë për regjistrim në kontabilitet.
- Regjistrimet e veprimeve ekonomike në programin financiar Financa 5, në të gjitha modulet etj.
- Nxjerrja e informacionit nga programi në lidhje me arkën, bankën, magazinat, situacion klientësh , furnitorësh etj.
- Nxjerrja nga programi dhe interpretimi i Raportit financiar, të një periudhe financiare të caktuar
- Bilanci përfundimtar
- PASH (pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve )
- Cash Flow
- Pasqyra e lëvizjes në capital
- Njohja e paketës së re fiskale
- Njohja me sistemin e Deklarimeve Online të Librave Blerjes, Shitjes, llogaritja e T.V.SH-së, List Pagesa, Sigurimet, TAPI, Deklarimi Punonjësve tek Tatimet , FDP-te Veprime Doganore, Zyra e Punës, Deklarimi i Aktivitetit te ISHP-ja, Rregjistri i Aksidenteve në Punë, etj.
- Veprime Blerje, Shitje, Arka, Banka etj.
- Njohja me legjislacionet në fuqi.
(të gjitha këto objektiva, të pështatura në forma të ndryshme të njësive të biznesit: veprimtari tregtare , prodhimi, shërbimi, biznes i madh , biznes i vogël).
Kohëzgjatja e Trajnimit: 2 javë
Frekuentimi: e marte, e enjte, e shtune
Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatën “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim:
Cv, Diploma universitare dhe fotokopja e saj, Pasaporta dhe fotokopja e saj, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), Formulari i plotësuar.
Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]
|