Ofertë speciale: vetëm 61€
Dy netë qëndrimi në një bukuri të rrallë.
Udhëtim mbresëlënës me traget.
Plus vizita në Gjakovë dhe Prizren.

Tur cilësor

Guidë

Mëngjes, Darkë
& Transport

Çdo fundjavë në Valbonë

Dita 1. Nisemi nga Tirana dhe ndalesen e pare e bejme ne liqenin e Komanit ku dhe pijme kafen e mengjesit ne Tragetin tashme te rinovuar te linjes Koman-Fierze. Shijojme kafen duke soditur nje nga pejsazhet me te bukura ne Europe e me gjere. Fjordet e Liqenit te Komanit na shoqerojne per gati 2 ore per gjate gjithe lundrimit, nje pamje me e bukur se tjetra. Pas nje lundrimi magjepes, arrijme ne Fierze ku dhe do te shikoni nje nga digat me te medha te llojit te vet ne bote, ate te hidrocentralit te Fierzes. Vazhdojme rrugen per ne qytetin e Bajram Currit qe ndodhet ne kembet e malit te Hekurave dhe i rrethuar me kuroren gjigande te pyjeve me geshtenja. Nje ndalese e shkurter dhe i drejtohemi me pas grykes se Valbones. Pas nje udhetimi te shkurter arrijme ne kanionin e famshen te Valbones ku distanca midis dy maleve qe e kane futur lumin ne mes arrin ne pothuajse 1m. Me pas vazhdojme rrugen dhe hyjme ne luginen qe mban emrin e lumit qe e pershkon, lugina e Valbones. Pamja eshte joshese me hapjen e saj madheshtore me pyjet perreth qe me jeshilen e tyre te bukur here te hapur e here te erret si dhe lumin shumengjyresh ne mes krijone nje kontrast te mrekullueshem dhe duket sikur malet te afrohen aq shume, saqe faqet e tyre te thepisura te duken sikur te bien mbi koke. Vazhdojme rrugen gjithmone duke pasur lumin here ne njerin krah e e here ne krahun tjeter, nje lume i qete dhe ndjelles per tu futur brenda me gjithe temperaturen e tij te ulet edhe ne Vere, por edhei eger dhe i rrembyeshem ne mes te shkembinjve qe u ka dhene ate forme aq te bukur. Valbona ka ngjyra te mahnitshme, diku blu e hapur dhe e bardhe, diku e gjelber, diku blu e thelle, ngjyra qe nuk mund ti pershkruash me fjale. Arrijme ne Rragam ku dhe do te akomodohemi. Me pas, shetitje e lire dhe na pret nje darke e shijshme me gatime tradicionale te zones se Valbones.

Dita 2. Pas nje mengjesi te forte me Mazen tradicionale te vendasve marrim buken me vehte dhe nisemi per te eksploruar natyren perreth deri tek ujvara e Rragamit, ne livadhin e pishave. Ne gjejme mundesine te pushojme pak dhe pastaj sipas deshires dikush luan volejboll, te tjeret futboll apo me rraketa tenisi. Ndonje cift mund te gjeje nje qoshe te qete per disa minuta romantike, ne mesin e ajrit te paster te pyllit me pisha qe dikur perdorej dhe per kurimin e semundjeve te mushkerive. Me pas shijojme nje dreke buze burimit te Valbones. Dhe vazhdojme mbasdite rrugen e kthimit per ne baze. Ne darke na presin perseri gatimet tradicionale te fshatit Valbone.
Dita 3. Pas nje nate te qete ne mes te maleve dhe nje mengjesi me cicerimat e zogjve dhe fishkellimes se eres se pishave hame mengjesin dhe nisemi per ne qytetin e mrekullueshem te Gjakoves me carshine e tij karakteristike. Pasi shijojme nje dreke me gatimet tradicionale gjakovare dhe nje vizite ne qytetin e vjeter, nisemi drejt Prizreniit per nje vizite te shkurter dhe pastaj kthehemi ne shtepine tone te dashur qe na ka munguar prej disa ditesh. Kthimi behet nga autostrada e re, me energji te reja. Ju urojme nje jave te qete dhe ju mirepresim ne fundjaven tjeter per te eksploruar nje pjese tjeter te bukur te vendit tone te mrekullueshem.

Cmimi: 61€
Ne cmim perfshihen:
Transporti komod
Hoteli me mengjes dhe darke,
Bileta e tragetit Koman
Guida

Tel/Fax: 042428552

Albanian Tours
Rruga Myslym Shyri (kthesa e gjykates), Pall. 27/Shk. 1, kati i dyte, Tirane
Tel/Fax: 042428552 | Mob: 069 3636877
www.albanian-tours.com | [email protected]