NJOFTIM TRAJNIMI

Instituti i Ekspertëve Fiskalë organizon programin e formimit profesional për ekspertë fiskalë.

Programi përmban njohuri nga:

  • Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë.
  • Legjislacioni Doganor.
  • Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimit financiar.
  • E drejta Tregtare.
  • Analiza e Pasqyrave Financiare.

Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Institutit të Ekspertëve Fiskalë dokumentat e mëposhtme:

› Kërkesë për regjistrim e shoqeruar me CV.
› Fotokopje e diplomës e noterizuar (diplomë universitare e shkencave ekonomike ose   juridike).
› Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
› Dy fotografi per dokumenta
› Mandatpagesën me tarifën e regjistrimit.

Regjistrimet bëhen deri ditën e fillimit te trajnimit.
Programi fillon me 15 Maj 2015.
Leksionet do të zhvillohen çdo fundjave, ditën e premte në orën 16:00 – 19:30 dhe ditën e shtunë ora 09:00 – 13:30.
Programi zgjat 8 javë.

Instituti i Eksperteve Fiskale

Qendra e Biznesit “Olimpia”, kati 3-te prane Postes nr. 8 Tirane

Nga ora 14:00-17:00

Tel: 067 23 53 909