Pranvera ne Selanik
dhe Stamboll
Tur 5 ditor, Nisja me daten 30.04.2015
6 vendet e fundit
Vetem 189 €
Akomodimi
Mengjesi
Darka ne Selanik me buzuqi
Transporti komod max 16 persona
Siguracioni shendetesore
Shoqerimi ne shqip
|
|
Budapest-Viene-Beograd-Zagreb–Split
Tur 6 ditor, Nisja me daten 30.04.2015
Vetem 279 €
Akomdim, Mengjes
Transporti komod max 16 persona
Shoqerimi ne shqip, Siguracioni i shendetit
|
|
Tur në Beograd
Tur 3 ditor
Nisja me datat 24.04.2015 dhe 01.05.2015
Vetem 179 €
Akomodim
Transport komod max 16 pers
Mengjesi dhe darka
Siguracioni shendetesore
Shoqerimi ne shqip gjate gjithe kohes
|
|
Çdo fundjavë në Valbonë
Ju do te keni mundesine te shihni luginen e Valbones dhe qytetin e bukur te Prizrenit dhe Gjakoves me carshine e saj si dhe te shijoni gatimet e mrekullueshme gjakovare. |
|
|
|
|
Turi i Selanikut dhe Stambollit
Dita 1: Nisja nga Tirana ne mengjes drejt Korces dhe pikes kufitare te Kapshtices. Bejme ndalesen e pare ne Pogradec ku dhe pijme kafen e mengjesit dhe me pas vazhdojme rrugen drejt Selanikut, Pas kryerjes se formaliteteve kufitare vazhdojme udhetimin ne drejtim te Selanikut, Ne mbremje mberrijme ne Selanik ku dhe akomodohemi,dhe shijojme nje darke me Buzuqi, (muzike live) dhe me pas, shetitje e lire.
Dita 2: Pas mengjesit, na pret nje dita e ngjeshur me vizitat ne vendet me te bukura te Selanikut qe nga kulla e bardhe, Harku i Triumfit, qyteti i lashte ne qender e keshtu me radhe, Me pas nisemi menjehere ne drejtim te Stambollit, Rruga shpalos pamje magjepse te bregdetit deri ne kufirin me Turqine, Ne mbremje jemi ne Stambollin e dy kontinenteve, Akomodohemi ne hotel dhe shetitje e lire.
Dita 3: Nje mengjes i forte dhe nisemi menjehere ne pikat me te vizituara te Stambollit: Xhamia Blu, Ura e Bosforit ku dhe do te kalojme ne kontinentin Aziatik gjate nje shetitjeje me anije, Vizitojme metrone e re qe kalon nen det nga Europa ne Azi si dhe ujembledhesin e madh te Stambollit qe gjendet nentoke i ndertuar ne kohen sulltan Mehmetit ku dhe ndodhet pikenisja e rruges Egnatia. Me pas mund te vizitoni Kishen e Agiosofias , Pazarin e madh te famshem te Stambollit dhe ne mbremje shetitje e lire.
Dita 4: Pas mengjesit, marim rrugen e kthimit. Bejme nje pushim relaksues., Pasdite arrijme ne qytetin e bukur bregdetar te Kavalles, akomodohemi ne hotel dhe me pas, shetitje e lire.
Dita 5: Shijojme nje menjgjes ne breg te detit dhe nisemi menjehere per ne shtepine tone te dashur qe na ka munguar prej disa ditesh, duke mare me vete mbresat me te mira te udhetimit qe lame pas.
|
|
|
|
Pranvera ne Budapest-Viene-Beograd-Zagreb–Split
Dita 1: Nisja nga Tirana ne mengjes drejt pikes Kufitare te Morines. Pas kryerjes se formaliteteve kufitare vazhdojme udhetimin tone drejt Prishtines e me pas drejt pikes kufitare te Merdarit. Pas hyrjes ne Serbi i drejtohemi qytetit te Nishit dhe me pas Kragujevac dhe vazhdojme rrugen ne autostraden e Beogradit. Pasdite arrijme ne kryeqendren Serbe dhe porten perendimore hyrese te Ballkanit, Beograd, Akomodohemi, darkojme dhe ne mbremje, shetitje e lire.
Dita 2: Pas mengjesit fillojme vizitat ne qytet qe nga Sheshi i Shqipetareve, Rruga e Shkodraneve, ndertesat ku eshte vendosur Bashkia, Pallati Presidencial, Parlamenti, (ndertime te stilit arkitekturor Barok-klasik), Kishen e Saves te shenjte. Me pas vizitojme piken me atraktive te Beogradit, kalane e Kalemegdanit me dy kullat, statujen e lirise, muzeun e armeve qe eshte i vendosur po ne kala, Uren e re me emrin Ada te inaguruar se fundmi ne vitin 2013, Beogradin e ri dhe me pas nisemi menjehere ne drejtim te Budapestit. Pasdite jemi ne kryeqytetin Hungares, Budapest. Akomodohemi ne hotel dhe shetitje e lire
Dita 3: Nje mengjes i forte dhe fillojme levizim ne qytetin e urave dhe pallateve te bukura mbreterore qe ndodhen ne te dyja anet e Danubit dhe qytetet perkatese Buda dhe Pesti, Me pas nisemi ne drejtim te kryeqytetit Austriak, Viene. Pas nje udhetimi mbreslenes me bukurite fantastike te Alpeve Austriake, ne darke jemi ne Vienen Klasike. Akomodohemi dhe shetitje e lire.
Dita 4: Fillojme menjehere vizitat pas nje mengjesi vienez, qe nga burimi i bukur me parkun e vete madheshtor deri tek teatrot e bukura, Parlamenti e keshtu me radhe, Pasdite nisemi per ne kryeqytetin Kroat te Zagrebit. Pas nje udhetimi piktoresk neper alpet austriake, pasdite arrijme ne qytetin e bukur te Zagrebit. Akomodohemi dhe shetitje e lire.
Dita 5: Nje mengjes dhe nje kafe dhe menjehere fillojme vizitat ne kryeqendren Kroate, i njohur dhe si qyteti i bardhe Grad Zagreb, qe nga sheshi Ban Josip, rrugen e qendrore Ilica Ulice, parlamentin, Kishen ose katedralen e madhe, teatrin dhe ne mbyllje vizitojme dhe Zagrebin e ri te nderuar ne vitin 1974. Me pas nisemi menjehere bregdetit kroat dhe konkretisht Zadarit qyteti i dyte me i madhe ne Kroaci me popullsi dhe histori te vjeter shqipetare, ku dhe sot nje numer i konsiderueshem i popullsise eshte shqipetare dhe me pas vazhdojme rrugen drejte Splitit. Pas 3-4 ore udhetim ne autostraden e re, ne darke jemi ne Split. Akomodohemi dhe shetitje e lire.
Dita 6: Pas mengjesit shijojme nje kafe ne shetitoren e bukur te Splitit qe eshte buze detit. Me pas vizitojme qytetin e vjeter qe eshte ngjitur me shetitoren, Kishen e bukur qe ndodhet ne Kala, statujen e famshme qe po te prekesh gishtin e madh te sjell fat dhe menjehere nisemi ne drejtim te Dubrovnikut e me pas te Tiranes. Pasdite jemi ne shtepi duke mare me vete mbresat me te bukura te udhetimit qe sapo lame pas.
|
|
|
|
Turi i Beogradit
Dita 1: Nisemi ne mengjes nga Tirana ne drejtim te pikes kufitare te Morinit,ndalesa e pare buze liqenit te Fierzes shijojme kafen e mengjesit me nje pamje magjepese te liqenit e kodrave qe e rrethojne.Pas kryerjes se formaliteteve kufitare vazhdojme rrugen per ne Gjakove e me pas Peje,i ngjitemi bjeshkeve te Rozhajes deri ne kufirin me Serbine.Qyteti i pare ne Serbi eshte Novi Pazari me pas Nish dhe dalim ne autostrade.Mbasdite para nesh shfaqet Beogradi me dy lumenjte Saven dhe Danubin,akomodohemi dhe shijojme darken ne qender te Beogradit.
Dita 2: Shijojme mengjesin dhe fillojme pa humbur kohe te vizitojme qytetin,Kalaja e Kalemajdanit eshte objekti i pare qe ne do te eksplorojme nga aty kemi dhe nje pamje fantastike te Beogradit te ri dhe te dy lumenjeve Save dhe Danub,me pas i drejtohemi ne kembe shetitores se famshme te Beogradit deri te rruga e shkodraneve,me pas kalojme dhe te sheshi i shqipetareve,si dhe ndertesat e parlamentit te presidentit,pastaj kalojme ne Beogradin e ri qe eshte madheshtore duke kaluar nga ura e re e varur me emrin Sava,se fundemi vizitojme dhe kishen e Saves me e madhja e llojit te vet e besimit Ortodoks.Mbasite kthehemi ne hotel relaksohemi dhe ne darke shetitje e lire pasi kemi shijuar darken.
Dita 3: Pas mengjesit te forte marim rrugen e kthimit nga autostrada drejte Prishtines ku dhe mund te ndalojme sipas kohes ose vazhdojme rrugen per ne Atdhe, mbasdite jemi ne kryeqytet me mbresat me te mira per udhetimin qe sapo lame pas dhe me deshiren e madhe per te qene perseri pjese e udhetimit te radhes me Albanian Tours.
|
|
|
|