Në datën 14 Prill 2015 pranë Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi “FISKALITETI”.
Lektore: Silvana Meko (Dallamango)
Kursi ofron njohuri mbi: Legjislacionin aktual fiskal në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e një Biznesi me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit – QKR, Drejtorinë e Tatimeve, Inspektoriatin e Punës etj , Hapjen dhe Mbylljen e një biznesi, Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, të Drejtat e Detyrimet e një kompanie, Deklarimet Periodike pranë Autoriteteve, etj.
Në fund të Trajnimit kursantët do të zotërojnë njohuri të mjaftueshme për të kuptuar: të drejtat dhe detyrimet e një biznesi kundrejt Institucioneve Shtetërore , si dhe të ndjekë të gjitha hallkat institucionale për hapjen, veprimtarinë dhe mbylljen e një biznesi. |
|
PROGRAMI |
|
- Objekti dhe fusha e zbatimit
- Personat e tatueshëm
- Operacionet e tatueshme/furnizimet
- Vendi i operacioneve të tatueshme/vendi i furnizimit
- Kuadri ligjor i procedurave tatimore.
- Të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve.
- Mënyrat alternative të vlerësimit/çmimet e referencës së qirave, doganës shitjet me pakicë.
- Rimbursimi i TVSH dhe kompensimi i detyrimeve tatimore , pagesa nëpërmjet sistemit të Thesarit.
- Procedura per klasifikimin e pambledhshëm të një pjese ose gjithë detyrimit tatimor/ borxhi tatimor.
- Lindja e tatimit/ momenti i furnizimit.
- Vlera e Tatueshme.
- Shkalla Tatimore.
- Shërbimi elektronik, E-Taxation.
- Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
- Procedurat Tatimore Tatimi mbi të Ardhurat Personale/TAP
- Tarifa Tatimore nga 10 ne 15 %:
- Dividentët,Interesat nga huat,Të ardhurat nga pronësia intelektuale apo e drejta e autorit, Të ardhurat nga lojrat e fatit, të tjera të ardhura personale, të paparashikuara ndryshe në ligj.
- Kalimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme:
– Tokë e ndërtesa,
– Kujdes! Toka bujqësore kur transferohet nga një fermer i regjistruar tek një person që kryen aktivitet ekonomik
– Përjashtimet/ Kontributet për fondet e pensioneve vullnetare dhe kthimi i investimit.
|
|
|
- Amortizimi
- Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat
- Llogaritja e kësteve paradhënie dhe korrigjimi i tyre
- Përjashtime/ Fondet vullnetare të pensioneve
- Tatimi mbi te Ardhurat
|
|
Kohëzgjatja : 2 javë
Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 – 20.00)
Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Adresa : Rruga e Kavajës, Tiranë
Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244 ; [email protected] |
|
|
|